Rasti “Kovaçevski”,VMRO-DPMNE: Të formohet komision anketues

21.09.2022 18:57

Deputetët e VMRO-DPMNE-së....

Deputetët e VMRO-DPMNE-së sot në seancën e Komisionit parlamentar për mbrojtje dhe siguri përmes vërejtjeve procedurale kërkuan formimin e komisionit anketues ose mbajtjen e seancës mbikëqyrëse në të cilën do të jetë edhe kryeministri, Dimitar Kovaçevski, pas akuzave se i është shmangur obligimit ligjor, për të kryer shërbimin ushtarak.

Anëtarët e VMRO-së  kërkuan  informacion nga Drejtoria për Siguri të dhënat e klasifikuara nëse ka ndonjë ndryshim lidhur me rrezikun e sigurisë për kryeministrin, Dimitar Kovaçevski.

Në rendin e ditës të seancës janë situatat e krizës në sektorin e energjetikës, për të cilat deputeti, Bojan Stojanoski, kërkoi formimin e një trupi punues, sepse, siç tha, ekziston dyshimi serioz se këto situata krize ofrojnë mundësi për të përmbyllur prokurimet në mënyrë private.