Aksidentohet vetura e kryetarit të BDI-së, gjendja e Ali Ahmetit dhe e vozitësit e mirë
21.01.2015 11:15
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti mëngjesin e sotëm ka pësuar aksident trafiku...

Kryetari i BDI-së z.Ali Ahmeti është përfshirë mëngjesin e sotëm në një aksident pa pasoja serioze.
Si zoti Ahmeti, ashtu dhe shoferi i makinës, janë në gjendje të mirë dhe jashtë rrezikut për jetën, por ndodhen të hospitalizuar në Spitalin Klinik të Tetovës, për shkak të dëmtimeve të lehta që kanë pësuar.
Aksidenti ndodhi kur shoferi i makinës shmangi përplasjen me makinat e tjera dhe u përplas me bankinën e pikëpagesës rrugore.
Shkak për aksidentin është dukshmëria e ulët si pasojë e mjegullës.
