Tel Aviv, theren 12 pasagjerë në autobuz

21.01.2015 11:30

Policia në Izrael ka bërë të ditur se një palestinez ka therur me thike 12 pasagjerë të një autobuzi, 4 prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike për jetën...

Policia ka arrestuar sulmuesin, ndërsa ngjarjen ndodhur në kryeqytetin izraelit Tel Aviv e ka cilësuar një sulm terrorist paleztinez. Ndërkaq, kanë dalë të dhënat e para për sulmuesin, që sipas policisë izraelite mësohet të jetë një palestinez 23-vjeçar nga qyteti Tulkarem i Bregut Perëndimor.

Sipas raportimeve të mediave izraelite, nga Gaza ka reaguar organizata e Hamas, e cila ka përshëndetur sulmin në Tel Aviv duke e cilësuar ‘heroik dhe kurajoz. (Shqiptarja)