Maqedoni

Konferencë për siguri, situata e sigurisë në vend është stabile

22.09.2022 16:06

Ndodhitë me invazion rus mbi Ukrainën janë sfidë seriozë e sigurisë, megjithatë për momentin siguria e shtetit...

Ndodhitë me invazion rus mbi Ukrainën janë sfidë seriozë e sigurisë, megjithatë për momentin siguria e shtetit nuk është e rrezikuar. Shërbimet e sigurisë po e ndjekin situatën, thekson ministri për punë të brendshme, Oliver Spasovski. Anëtarësimi në NATO na garanton siguri, tha Spasovski.
 
“Gjendja e sigurisë në territorin e shtetit është stabile dhe e qetë. Ne nuk kemi indikacione për prishjen e sigurisë. Në përgjithësi sfidë serioze paraqet siguria për shkak të ndodhive të invazionit rus mbi Ukrainën. Shërbimet tona të sigurisë punojnë me kapacitet të plotë sa i përket mbrojtjes së integritetit territorial të RMV-së.”,- tha ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski.
 
Ekzistojnë rreziqe për sigurinë nacionale, por ato ndiqen dhe parandalohen në nivel të duhur, vlerësojnë ekspertët e sigurisë. Nuk mund të përjashtohet ndikimi i destabilizimit politiko-ekonomik.
 
“Federata Ruse po e humb në mënyrë taktike dhe nivel mbrojtës situatën në teren. Kemi hyrje të madhe të forcave të Ukrainës dhe për dallim nga ajo deri më tani kur mbrohej, tani i liron territoret e veta, vlerësoj se përmes kërcënimeve hibride mund të hapen dhe keqpërdoren ndonjë nga çështjet e hapura Ballkan dhe të paraqesin rrezik politik.”,- theksoi Marjan Gjurovski nga Instituti për Siguri pranë Fakultetit Filozofik.
 
“Në këtë situatë nuk duhet të ketë absolutisht as një dileme sigurie. Sistemi jonë i sigurisë mundet në mënyrë adekuatë të ju përgjigjet të gjitha sfidave të sigurisë dhe në këto momente nuk duhet të ndjehen se do të jenë të rrezikuar në ndonjë moment.”,- u shpreh Oliver Bakreski nga Instituti për Siguri pranë Fakultetit Filozofik.
 
Në momentin kur bota po ballafaqohet me një kanosje serioze të sigurisë, me e madhja pas luftës së dytë botërore, bashkëpunimi dhe koordinimi mes sektorit të sigurisë privat dhe publik mund të kontribuojë për siguri më të madhe më zbulimin e hershëm të kërcënimeve potenciale.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI