Maqedoni

Kovaçevski, ligjëratë në Universitetin “Kolumbia” në Nju Jork

22.09.2022 16:28

Nëse doni të gjeni një vend në botë ku diplomacia ka kontribuar në arritjen e marrëveshjeve funksionale...

Nëse doni të gjeni një vend në botë ku diplomacia ka kontribuar në arritjen e marrëveshjeve funksionale dhe të qëndrueshme në vend dhe me fqinjët, është Maqedonia e Veriut, tha kryeministri Kovaçevski në ligjëratën në Universitetin “Kolumbia” në Nju Jork.
 
Sipas tij, kjo i jep vendit mundësinë që të përparojë drejt synimeve strategjike, NATO-s dhe BE-së. Kryeministri vlerëson se negociatat me Greqinë për arritjen e Marrëveshjes së Prespës ishin racionalist emocionale, ndërsa me Bullgarinë ishin tërësisht të bazuara në emocione nga të dyja palët.
 
“Unë i ndaj negociatat në dy lloje kryesore, emocionale dhe joemocionale. Unë nuk jam përfshirë drejtpërdrejt në negociatat greke, por më lejoni të them se pala greke negocioi në një nivel pak më racional dhe ne negociuam në një nivel pak më emocional. Me bullgarët nga të dyja palët, kishte një qasje emocionale ndaj negociatave dhe ishte vërtet shumë më e vështirë për të gjetur një zgjidhje. Së bashku me ndihmën BE-së, Gjermanisë, Francës, vende që kanë qenë gjithmonë pjesë e lehtësimit të këtyre proceseve, arritëm të gjenim zgjidhjen e duhur për të ardhmen.”,- tha kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski.                                
 
Kryeministri Kovaçevski duke folur për konfliktin në Ukrainë tha se çmimet e energjisë nuk duhet ta diktojnë marrjen e anës në këtë konflikt. 
 
“Merreni logjikën ruse, ata kanë infrastrukturën për të shitur gazin rus në Evropë, thonë se do të luftojnë me Evropën dhe ata po e braktisin këtë infrastrukturë, kështu që Europa tani po bën investime të mëdha për të ndërtuar infrastrukturë të re dhe Rusia do të duhet të ketë investime të reja për të ndërtuar infrastrukturën drejt Pakistanit drejt Indisë dhe Kinës, sepse atje nuk ka infrastrukturë për gazsjellësin në lindje.”,- theksoi kryeministri i RMV- së, Dimitar Kovaçevski.                                                
 
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara janë komunitete ku ka demokraci, të drejtë për të menduar kritik, prosperitet ekonomik dhe drejtësi sociale. Kur të krijojmë një shtet të tillë, atëherë të rinjtë do të qëndrojnë në shtëpi, tha kryeministri Kovaçevski.
 
SEDAT SELIMI