Sillet aktgjykimi mes Serbisë dhe Kroacisë
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë solli aktgjykim rreth padive të ndërsjella për gjenocid të Kroacisë dhe Serbisë, që me elaborim do të kumtohet në javën e parë të muajit shkurt, shkruajnë mediat serbe...

Sipas "Politika", "Danas" dhe "Veçernje novosti" analistët vlerësojnë se shans më të madhe ka vendimi për hedhjen poshtë të të dy padive.
Gazeta "Politika" thekson se ekspertët për të drejtë ndërkombëtare nuk presin se gjykatësit do të gjykojnë në dobi të njërës palë ose tjetrës në procesin dhe besojnë se do të sillet aktgjykim me të cilën të dyja palët do të shpallen fajtor për disa krime të kryera ndaj kroatëve, përkatësisht njësive serbe.
Më 6 shkurt do të vijë deri te ndërrimi i përbërjes 15 anëtarëshe të Këshillit Gjyqësor, kur betim do të japin tre gjykatës të rinj me mandat prej nëntë viteve Patrik Lipton Robinson nga Xhamajka, austriaku Xhejm Riçard Kroford dhe rusi Kiril Gevorgijan.
"Veçernje novosti" thekson se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë vendimin për kontestin mes Kroacisë dhe Serbisë do ta shpallë më 3 shkurt.
Debati kryesor para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë rreth padive të ndërsjella të Kroacisë dhe Serbisë për gjenocid gjatë luftës në Kroaci prej vitit 1991 deri në vitin 1995 filloi më 3 mars të vitit të kaluar dhe ka zgjatur një muaj të tërë, nënvizon gazeta "Danas".
Gjatë debatit njëmujor me gojë, marrjen në pyetje të dëshmitarëve, nxjerrja e dëshmive dhe përballja me argumentet, përfaqësuesit e palës serbe dhe kroate u munduan të tregojnë ekzistim të gjenocidit. Argumenti kryesor i ekipit juridik kroat është "qëllimi i gjenocidit" të Beogradit, e cila është treguar në serinë e krimeve të kryera ndaj kroatëve, në shabllon të njëjtë dhe pothuajse në të njëjtën kohë. Nga ana tjetër, argument kryesor i ekipit juridik serb janë dëshmitë për qëllim të gjenocidit që përmbahen në transkriptat e mbledhjes së Brionit, kur Franjo Tugjman me kreun ushtarak të Kroacisë e dakorduan operacionin "Bura", e cila rezulton me gjenocid.
