Berisha thirrje për grevë, reagime të ashpra nga PS
Sali Berisha dhe një thirrje e tij...

Sali Berisha dhe një thirrje e tij për greva të përgjithshme në gjithë vendin, ngjalli përplasje të forta në Parlament. Socialistët i kujtuan se qeverisja e tyre nuk ka asnjë të përafërt me kohën kur Berisha në pushtet ka tradhtuar Shqipërinë e kur ka vrarë disa protestues në Bulevard.
“Koha ka ardhur dhe jam këtu për t’u bërë thirrje gjithë mësuesve me guxim dhe kurajo të mbrojnë interesat e tyre. Ju bëj thirrje mjekëve, greva, greva. Thirrje çdo biznesmeni. Grevë e përgjithshme. U bëj thirrje studentëve, të organizojnë një lëvizje të fuqishëm studentore. grevë, grevë, grevë. Ora po vjen. Ky parlament duhet t’i ketë kohët e numëruara.”,- tha deputeti i PD-së, Sali Berisha.
“Turp nuk ka më, burrëri s’ka më. S’të mbajnë këmbët... ky pisllëku kërkon që të vijë këtu në parlament se ky PS-së i ha atë. ky që e ka tradhtuar Shqipërinë. Njeriu i vargës së Hoxhës, që furnizoi me naftë makinerinë luftarake të Milloshevicit, ky është Sali Berisha.”,- u shpreh Balla.
“Socialistët shohin atë shohin një thesshqekësh, që i ka qëlluar drejtpërdrejtë, 1800 plumba në bulevardin e Dëshmorët e Kombit,. Patjetër u ngrit ajo zona në takim të tij dhe tha më jep leje për të vrarë Edi Ramën. Patjetër se ky ka qenë monopoli i dhënies së lejeve për të vrarë njerëz në këtë vend.”,- deklaroi zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali.
Më pas debati vijoi mes 2 grave politikane, ministres Spiropali dhe deputetes Duma, mbi krizën e brendshme në Partinë Demokratike. (Luljeta Ndoka, TVM2)
