“Covid”, 57 të infektuar dhe 90 të shëruar

22.09.2022 19:23

Gjatë 24 orëve të fundit....

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 704 testime ndërsa janë regjistruar 57 raste të reja me “Covid-19”, bën të ditur minsitria e shëndetësisë.

Sipas autoriteteve shëndetësore janë regjistruar 90 pacientë të shëruar, derisa gjatë 24 orëve të kaluara nuk është regjistruar për asnjë humbje jete.

Por nga “Termini im”, janë regjistruar 2 humbje jete, më 20 gusht dhe 14 shtator. Numri i rasteve aktive në vend aktualisht është 624 të infektuar me “Covid-19”.