Kasami: Mungojnë librat shkollorë në të gjitha gjuhët

22.09.2022 19:45

Pas tre javësh fillim të vitit shkollor....

Pas tre javësh fillim të vitit shkollor ende në komunën e Tetovës nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme kanë mungesë të librave.

Kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, deklaroi se në këtë komunë ka mungesë të librave në të gjitha gjuhët.

Kasami tha se nëse ministria nuk do të furnizoj me libra atëherë sot të detyrohet komuna tua sigurojë të njëjtat.

“Në të gjitha shkollat gjitha klasat,në gjitha drejtimet gjuhën shqipe, maqedonase dhe turke, sa libra mungojnë. Ministri ne të më demantoj me vepra ne ti siguron librat. Nëse brenda tetorit nuk sigurojnë librat,un e kamë thënë edhe në një emision në Alsat se edhe un si kryetar edhe komuna e Tetovës nuk do i lejon nxënësit,e komunës së Tetovës pa libra, prandaj ministri ne të më demantoj ne të siguron libra dhe nxënësit e Tetovës duhet të kenë libra.”,- deklaroi kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Kasami: Përsëris kërkesën për pushim të zgjatur dimëror

Kasami njëherit kërkoi nga Qeveria ta rishikoj vendimin e komunave të Pollogut për pushim të zgjatur dimëror. Sipas është dëshmuar se ka kapacitet qoftë edhe mësim-online të funksionojë gjatë periudhës së dimrit.

“Ne kërkojmë që kërkesa e arsyeshme e kryetarëve të Pollogut,e përkrahur edhe nga kryetar të komunave tjera që të kemi riorganizim të viti shkollor ne në as një moment nuk jemi për shkurtim të orëve të nxënësve, por ne kërkojmë që të riorganizohet mësimi, ose të kemi zgjatje të pushimit dimëror dhe të kompensojnë gjatë muajve të verës kurrë ka kusht të volitshme,ose gjatë pjesë kritike gjatë kulmunacionit të dimrit të kemi mësim online që besojmë se Qeveria na ka bindur në vazhdimësi se i ka të gjitha kushtet që ky mësim të jetë efektiv.”,- theksoi kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Kasami më tej shtoi se shkollat kanë bërë te gjitha përgatitet për dimër duke siguruar naftë, pelete dhe drunj për ngrohje. (Visar Sadiki, TVM2)