Botë

Eksod nga Rusia, askush nuk do të luftojë për Putinin

23.09.2022 13:51

Një situatë e pamenduar më herët është regjistruar në kufijtë e Rusisë pas urdhrit të presidentit Vladimir Putin...

Një situatë e pamenduar më herët është regjistruar në kufijtë e Rusisë pas urdhrit të presidentit Vladimir Putin për mobilizuar pjesërisht ushtrinë, për vijimin e mëtejshëm të luftës në Ukrainë.
 
Mijëra njerëz dhe makina kanë nisur të largohen nga vendi duke krijuar radhë të gjata në pikat kufitare për të shmangur thirrjen nën armë.
 
Në kufirin me Gjeorgjinë, janë krijuar radhë automjetesh. Disa kalojnë në vendin fqinj duke përdorur biçikleta për të anashkaluar vonesat dhe ndalimin nga autoritet.
 
Dëshmi të shumta vijnë rreth situatës së re të krijuar, ku raportohet se gratë janë gati t’u thyejnë gjymtyrët burrave të tyre për t’i deklaruar të paaftë për të luftuar.
 
Burrave u është lënë vetëm 4 orë kohë të paraqiten në qendrën e rekrutimit, ndërkohë që Kremlini i quan të ekzagjeruar lajmet për këtë ‘eksod’.