Maqedoni
Informacionet me karakter publik: Interesim i shtuar, qeveria përgatit ligj
23.09.2022 14:39
Interesim i shtuar për informacionet me karakter publik...
Shoqatat joqeveritare dhe mediat pyesin se si institucionet shpenzojnë paratë publike, cilët njerëz I menaxhojnë ato, kush kryeson me bordet mbikqyrëse dhe ekzekutive. Njëkohësisht kërkohet edhe transparencë më e madhe për paratë e shpenzuara të qytetarëve, ndërkohë qeveria po përgatit ligj të ri.
“Përgatitëm një udhëzim që përfshin rreth 20 fusha sikurse bujqësi, arsim, shëndetësi e kështu me rradhë me të cilën nga institucionet kërkojmë që në mënyrë aktive të hapin të dhënat. Ato mund të shërbejnë për qëllime statistikore apo hulumtuese shkencore”, u shpreh drejtoresha e qendrës për menaxhim me ndryshimet Neda Maleska.
“Ne do të obligojmë që informacionet më të kërkuara të publikohen në ëeb faqet e institucioneve. Kjo bëhet në drejtim të përgatitjes së ligjit të ri me të cilin do të donim të arrijmë nivelin që çdo informacion dhe dokument të jetë publik, përpos atyre që janë të klasifikuara apo rrezikojnë të dhënat personale të qytetarëve”, theksoi zv/kryeministrja për politikat e qeverisjes së mirë Sllavica Gërkovska.
Nga Agjencia për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informacionet me Karakter Publik thonë se po përpiqen që të ulin kërkesat për qasje deri tek informacionet.
“Këtë vit arritëm që për dy të tretat të ulim numrin e ankesave. Në të ardhmen agjencioni fokusohet në transparnecën më aktive gjegjësisht në publikimin e informacioneve që kanë institucionet”, u shpreh drejtoresha e agjencisë të informacioneve me karakter publik Pllamenka Bojçeva.
Pas analizës së kryer , më shumë kërkesa ka patur për informacionet në shëndetësi, bujqësi dhe finansat publike.
MERAL ISMAILI
