Futboll

Liga e Kombeve: "Sonte ne TVM2 - Gjeorgji - Maqedonia e Veriut"

23.09.2022 15:16

Perfaqsuesja e Maqedonisë se veriut në futboll sonte nga ora 18:00 në Tbilisi...

Perfaqsuesja e Maqedonisë se veriut në futboll sonte nga ora 18:00 në Tbilisi do të presë Gjeorgjinë në ndeshjen e parafundit në grupin 4 të C-Divizionit në Ligën e Kombeve. Verdhë kuqtë sot nuk kanë asgjë për të taktizuar ndaj Gjeorgjisë dhe trajneri Blagoja Milevski do të nxjerrë më të mirët që ka ne dispozicion.

Dimitrievski është i pazëvendësueshëm në portë, ashtu si dyshja e mbrojtjes Musliu – Velkovski, nga e majta do të “operojë” Alioski, ndërsa mbrojtësi i djathtë do të jetë Todorovski. Në qendër do të komandojë kapiteni enis Bardhi së bashku me Spirovskin dhe Ashkovskin, ndërsa pas sulmuesve do të jetë Elif Elmas.

Gjeorgjia kryeson në tabelë me 10 pikë dhe një pikë do të mjaftojë për t'u ngjitur në Divizionin B, ndërsa skuadrës së Milevskit do t'i duhet të triumfojë me të paktën tre gola diferencë dhe të hënën do të duhet të mposht Bullgarinë në Shkup. për t'u kualifikuar.në një nivel më të lartë në Ligën e Kombeve. P STAND UP Sipas informacioneve te fundit Nuk ka më bileta për ndeshjen e sotme mes Gjeorgjisë dhe Maqedonisë, e cila do të luhet në stadiumin “dinamo Arena” në Tbilisi.

Të gjithë sektorët janë të shitur, ndaj ne takimin e ores 18 Gjeorgjia do të ketë mbështetjen e 55 mijë shikuesve kundër Maqedonisë se veriut. Për Maqedoninë e veriut dhe Gjeorgjinë ky do të jetë takimi i pestë mes tyre dhe në katër të mëparshmet kemi dy barazime 1-1 nga sezoni i kaluar në grupet në Ligën e Kombeve, fitoren në finalen e play-off-it për Euro 2020 me 1-0 si mysafir dhe disfatën bindëse në qershor me 0-3.Për programin e dytë te servisit publik nga Gjeorgjia, Amir Duraku.