Botë

Përshkallëzohen protestat në Iran, kërkohet rrëzimi i regjimit të Khomeneit

23.09.2022 15:11

Të paktën 17 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur mes tyre edhe forca tër endit në Iran...

Të paktën 17 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur mes tyre edhe forca tër endit në Iran, nga protestat e dhunshme që kanë mbërthyer vendin pas vrasjes nga “Policia e Moralit” të vajzës 22-vjeçare, Mahsa Amini.
 
Protestat kanë dalë jashtë kontrollit ndërsa demostruesit i kanë vënë flakën disa rajoneve policore si dhe automjeteve shtetërore nëpër qytet. Irani mbylli internetin në disa pjesë të Teheranit dhe Kurdistanit si dhe bllokoi aksesin në platforma të tilla si Instagram dhe WhatsApp, në një përpjekje për të frenuar një lëvizje proteste në rritje. Këto janë tubimet më masive që Irani po sheh vitet e fundit të cilat janë përhapur në çdo qytet. 
 
Lëvizja qëlindi si zemërim për vdekjen e 22-vjeçres është kthyer tashmë në një protest që kërkon ndryshimin e sistemit islamik të drejtimit të vendit. 
 
Pamjet tregojnë qartë se si protestuesit grisin posterat e Khomeneit dhe përplasen me forcat paraushtarake. Ndërkohë kryeministri i ranian Ebrahim Raisitha në një konferencë për shtyp nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së se vdekja e Mahsa Amini në paraburgim nga policia e moralit me siguri duhet të hetohet.
 
Protesta në mbrojtje të grave Iraniane ka pasur edhe në kryeqytete të vendeve të tjera para ambasadave iraniane ndërsa në vend gratë kanë djegur shamitë në shenjë pakënaqësie ndaj sistemit.