Maqedoni
Kombet e Bashkuara, Kovaçevski takim me Guteresh
23.09.2022 15:27
Bashkëpunimi me organizatën e Kombeve të Bashkuara do të vazhdojë me intenzitet të shtuar...
Bashkëpunimi me organizatën e Kombeve të Bashkuara do të vazhdojë me intenzitet të shtuar, posaqërisht në implementimin qëllimeve strategjike për zhvillim të qëndrueshëm në periudhën mes 2021 deri në vitin 2025.
Kryeministri, Dimitar Kovaçevski në takimin me sekretarin Gjeneral të Kombeve të Bashkuara Antonio Guteresh.Kovaçevski ka theksuar se angazhimi i Komeve të bashkuara në vendin tonë është jashtëzakonisht i rëndësishëm për avansimin e proceseve demokratike dhe për reformat kyqë.
Reformat në sferën e qeverisjes së mirë, lufta me korrupsionin, reformat në sistemin gjyqësor si dhe përforcimi i kohezionit social do të jenë prioritet i vendit. Qëllimi final i qeverisë është të futë ndryshime të rëndësishme në jetën e qytetarëve, të ndryshojë legjislativën ti përfocojë kapacitet dhe efikasitetin e institucioneve ka thënë Kovaçevski në takimin me Guteresh, njoftojnë nga kabineti Qeveritarë.
Ka theksuar se Bashkëpunimi me Kombet e bashkuara do të vazhdojë edhe në të ardhmën me qëllim të sigurohet mbështetje për qëllimet tona zhvillimore në kontekst të aspiratave tona të eurointegrimit.
Në takim është vërtetuar angazhimi ynë për përforcimin e rolit të Kombeve të bashkuara në ballafaqimin me sfidat globale, siç është, lufta ruse në Ukrainë,ndryshimet klimatike dhe mungesa e ushqimit.
Qeveria e RMV-së është plotësisht e përkushtuar në implmentimin e agjendës 2030 që ka të bëjëm me çmimet për zhvillim të qëndrueshëm të OKB-së. Kovaçevski ka treguar interes edhe për rritjen e pjesmarrjes së endit tonë në operacionet paqëruajtëse të OKB-së dhe si partner aktiv të organizatave ndërkombtare antiteroriste do të vazhdojë të kontribojë për luftë kundër terorizmit.
Kovaçevski,sot takohet edhe me diasporën e RMV-së që jeton në SHBA. Nesër në Agjendë do të jetë fjalimi kryesorë I Kryeministrit Kovaçevski në Asamblenë e përgjithshme të 77 të OKB-së.
FLORIE BELULI KAMBERI
