Maqedoni

Lidhja e të verbërve, kërkojnë realizimin e të drejtave të tyre

23.09.2022 15:43

Lidhja Kombëtare e të Verbërve të Maqedonisë me moton -Ne nuk jemi të padukshëm por të dukshëm-kërkojnë nga institucionet...

Lidhja Kombëtare e të Verbërve të Maqedonisë me moton -Ne nuk jemi të padukshëm por të dukshëm-kërkojnë nga institucionet që të veprojnë së bashku për të parandaluar padrejtësitë që u bëhen personave me shikim të dëmtuar .Ata thonë se  është e papranueshme që mjetet e dedikuara për ata të përfundojnë diku tjetër dhe jo për nevojat e tyre.
 
Nga Koalicioni I të verbërve thonë që kanë bërë një hulumtim të thellë dhe kanë arritur në 19 pika që I kërcënojnë të drejtat  e tyre.
 
“Lidhja Kombëtare e të Verbërve të Maqedonisë financohet nga ana e shtetit me 17 milion denarë, që  shteti i ndan për nevojat dhe zhvillimin e kësaj kategoria të personave me nevoja të veçanta. Njëkohësisht këto mjete nuk dedikohen për nevojat tona, si për shembull dëshmitarë ishit ju mediat kur ministrja deklaroi se mjete parash i janë  dhënë lidhjes për prokurimin e ndihmesave të caktuara ortopedike. Për fat të keq atë nuk e kemi. Pastaj Lidhja kombëtare e të verbërve ka dy automjete dhe ato dy automjete nuk janë vënë në funksion, kurse përdoren vetura personale dhe paguhen për kilometër për shkak se me të vërtetë janë të larta çmimet”, thuhet në kumtesën nga  Lidhja Kombëtare e të Verbërve të Maqedonisë.
 
Lidhja Kombëtare e të Verbërve të Maqedonisë  gjithashtu  potencon se  Tenderi për Librat për të verbërit  fatkeqësisht e ka fituar një kompani jo adekuate dhe janë dëshmitar se nuk kanë  libra ndërsa të ardhurat nga Ministria e Kulturës janë tërhequr  dhe shpenzuar.
 
Gjithashtu përmes federatës së sportit 6 milion denarë në afat prej një viti janë shpenzuar  për  kampe dhe në të njëjtën kohë harrohet  ku një faktor i rëndësishëm është që personat me shikim të dëmtuar kanë ushtrime dhe lojëra orientuese, thonë nga Lidhja Kombëtare e të Verbërve të Maqedonisë.
  
VLORA LATIFI TOPOJANI