Maqedoni

Eurodeputët për integrimin e RMV- së, keni përkrahjen tonë të plotë

23.09.2022 15:58

Deputetët e Parlamentit Evropian në përkrahje të vazhdueshme për procesin eurointegrues të vendit...

Deputetët e Parlamentit Evropian në përkrahje të vazhdueshme për procesin eurointegrues të vendit. Më vizitën e tyre Në kuvendin republikan, eurodeputetët grupit të së gjelbërtve me qëndrim se Maqedonia e Veriut tashmë nuk duhet të has në asnjë pengesë drejt procesit integrues.
 
“Vlerësuam sa propozimi francez,  procesi aderues ka  ardhur në shprehje dhe është lëndë e debatit. Të gjelbërtit fuqishëm e mbështesin zgjerimin e BE-së me Ballkanin Perëndimor. Edhe  kryetarja e KE-së ka thënë se BE nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor, dhe ne pajtohemi plotësisht. Vlerësojmë se kjo duhet të realizohet.RMV ka plotësuar kushtet dhe patjetër të hapen bisedimet. Ne do të mundohemi ta pastrojmë këtë proces, që të sigurohemi se bisedimet zhvillohen në bazë të sistemit të meritës”, shprehet eurodeputetja nga Holanda, Tineke Strik. 
 
Eurodeputeti gjerman Rajnhard Butikofer kërkon që problemet me Bullgarinë të mos bëhen pengesa të vazhdueshme për integrimin e vendit.
 
“Duam ta përforcojmë fushatën dhe të ketë përgjegjësi për RMV-në sepse vendi juaj ka punuar nën frymën evropiane. Dua të them gjithashtu se në qendër të aderimit duhet të jenë kriteret e Kopenhagës, dhe këto kritere  duhet të pranohen edhe për këtë shtet. Duhet gjtihsesi të bëhen reformat, lufta kundër korrupsionit, reformat në gjyqësor dhe përgatitje për krizën energjetike që vjen. Jemi të përkushtuar tërësisht në atë që të vemë në dijeni se identieti i RMV-së, dhe kulturës nuk duhet të vihen në pikëpyetje. KE të jetë partner aq sa mundet”, theksoi eurodeputeti nga Gjermania, Rajnhahrd Butikofer.
 
Eurodeputetët janë takuar edhe me kryetarin e kuvendit, Talat Xhaferi.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU