Maqedoni

E Majta me iniciativë për referendum, Krmov: do ti mbledim 100 nënshkrimet e nevojshme

23.09.2022 16:15

Javën që vjen e “Majta” ka paralajmëruar se do të fillojë të mbledhë njëqind nënshkrimet fillestare...

Javën që vjen e “Majta” ka paralajmëruar se do të fillojë të mbledhë njëqind nënshkrimet fillestare për ti dorëzuar në KShZ për të zyrataryzuar nismën për referendum thotë deputeti i kësaj partie Borislav Krmov.
 
Pyetja e referendumit sipas tij do të jetë “A jeni për të vazhduar negociatat me BE duke pranuar konkluzat e kuvendit”. 
 
“Procedura për paraqitjen e një iniciative për referendum është që ne fillimisht duhet të dorzojmë një propozim, deri në KSHZ me qëllim që planifikojmë për të mbledhur njëqind nënshkrimet e para të nevojshme me qëllim që iniciativa të jetë e vlefshme. Pastaj duhet të përcaktojmë në KShZ me zgjedhjen tonë se në cilat komuna do t’i mbledhim nënshkrimet. Ne e vlerësojmë se do të duhen rreth pesë gjashtë ditë dhe me ato nënshkrime do të shkojmë në kuvend  dhe më pas topi do të transferohet te kryetari Xhaaferi”, shprehet Borislav Krmov nga E “Majta”.
 
E “Majta” beson s beson se kërkesa e tyre nuk do të mund të refuzohet sepse sipas tyre nuk bëhet fjalë për marrëveshje ndërkombëtare siç ishte nisma  e VMRO-DPMNE-së , por për akte të Kuvendit.
 
Ndryshe kryetari i Parlamentit ka refuzuar iniciativën e VMRO-DPMNE për një referendum me arsyetimin se nuk është në përputhje me Kushtetutën.
 
NAIM RAMADANI