Sfidat drejt BE-së, pushteti krenar për fillimin e negociatave, opozita veçoi difektet

23.09.2022 17:13

Anëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane....

Anëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane me vlerësime të kundërta për procesin eurointegrues, gjatë prezantimit para eurodeputetëve të grupit të gjelbërt, Tineke Strik dhe Rajnhard Butikofer.

Sipas deputetëve të shumcës, vendi ka punuar shumë për fillimin e negociatave, madje ka marrë vendime shumë të vështira për çështje që kanë zgjatë me dekada. Megjithatë janë krenarë që ky process lëvizi përpara gjatë qeverisjes së tyre.

“Si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, që nga viti 2005, ne u përballëm me sfida vërtet të mëdha dhe duhej të bënimin compromise të vështira në interes së rrugës tonë të eurointegrimit. Qeveria dhe Parlamenti arritën të miratojnë disa vendime të rendësishme dhe historike t ëcilat nuyk ishin të thjeshta dhe nuk ishin të lehta. Si më të rëndësishme do të përmend Marrëveshjen e Prespës me Greqinë, marrëveshjen e fqinjësisë së mirë me Bullgarinë dhe në fund pranimin e propozimit francez.” – tha Arbër Ademi nga BDI.

“Mund të them se janë e kënaqur që pas aq shumë vite pritje të paarsyeshme filluam negociatat. A ishte e thjeshtë?! Jo, ishte e dhimbshme. Ju falemnderit që pranuat se shteti ynë përjetoi rastin q ëtë fillojë negociata me kritere të dyfishta. Për fat të keq, jasht asaj që thonë kriteret e kopenhagës.”  - u shpreh  Snezhana Kalevska Vançeva nga LSDM.

Mirëpo deputetët e opozitës konsiderojnë se demokracia në vend është e cunguar, opozita është e ngulfatur, keqpërdsoret simboli i BE-së gjatë ndërsa ligjet janë vetëm në letër.

“Ne shpesh herë themi se e kemi rregulluar kornizën ligjore, kemi sjellë ligje në sfera të ndryshme e kështu me rradhë. Unë pajtohem në shtetin tonë nuk është problemi ligjet që sjellim, ne sjellim ligje por ne kemi probem me impelmentimin e ligjeve, dhe mosimplementimi I ligjeve na largon prej vlerave evropiane.” – theksoi Halil Snopçe, deputet i ASH-së.

“Këtu në Kuvend Komisioni për çështje Evropiane shpesh shfrytëzohet për të nashkaluar proceduat në Kuvend. Pushteti thotë se paskemi pasë të drejtë të flasim, po, por vetëm kur vijnë musafir, në çdo rast tjetër opozita heshtet. Shumë ligje që vijnë në Komisionin  për çështje evropiane s’kanë regullativa me të cilat duhet të harmonizohen.” – u shpreh  Mile Lefkov nga VMRO DPMNE.

Opozita maqedonase u ankua edhe për refuzimin e nismës së tyre për mbajtjen e një referendumi për shfuqizimin e Marrëveshjes me Bullgarinë. (Shpëtim Nuredini, TVM2)