Kuvend, vazhdon debati për vazhdimin e krizës energjetike
Me qëndrime "për" dhe "kundër", ka vazhduar debati në komision.....

Me qëndrime "për" dhe "kundër", ka vazhduar debati në komision për vazhdimin e gjendjes energjetike në gjithë territorin e vendit dhe për gjendjen e krizës me ngrohje në qytetin e Shkupit.
Opozita këmbëngul se nëpërmjet vazhdimit të gjendjes së krizës pushteti tenton ti pasurojë xhepat e funksionarëve të tyre.
“Shpallja dhe vazhdimi I gjendjes së krizës energjetike do të thotë hapësirë shtesë apo komoditet të qeverisë dhe i të afërmve të qeverisë për tendera shtesë në katër sy, shfrytëzim të resurseve shtetërore për rritjen e profitit të llogarisë private të personave të afërm të LSDM-së dhe kësaj qeverie” – tha Marija Petrushevska nga VMRO-DPMNE.
Nga pushteti kundërpërgjigjen se opozita vetëm se po sillet me destruktivitet dhe po bllokon gjithçka që është në të mirë të qytetarëve.
Zv/kryeministri Bytyqi tha se me shpalljen e gjendjes së krizës do të sigurohet ngrohje për qytetarët e Shkupit dhe energji elektrike për gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.
“Si po kërkoni llogari nga ministrat kompetent kur për energji termike, ato që u desh të porosisin energji termike për 65 mijë amvisëri në qytetin e Shkupit, thanë se nuk janë kompetent dhe se nuk duan ta prokurojnë atë vendim. Deshët që qeveria të rri e shurdhër dhe 65 mijë amvisëri të mebeten pa ngrohje qendrore. A ka pasur gjatë gjendjes së krizës energjetike një ditë apo një orë mungesë të energjisë elektrike?” – deklaroi Zv.Kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi.
Për tu miratuar vendimet për zgjatjen e gjendjes së krizës energjetike, dy propozim vendimet duhet të kalojnë filtrin e komisionit, e më pas të votohen në seancën plenare. Zgjatja e gjendjes së krizës duhet të votohet më së voni për tetë ditë. (Ersan Pajaziti, TVM2)
