Rusia, referendum në 4 rajone të pushtuara në Ukrainë
Autoritetet pushtuese ruse....

Autoritetet pushtuese ruse janë duke e realizuar referendumin në katër rajone e pushtuara, bëhet fjalë për dy rajonet në lindje, dhe dy në jug të Ukrainës, respektivishtë bëhet fjalë për Luhansk dhe Donetsk në lindje, dhe Kherson dhe Zaporozhye në jug.
Nëse aneksohet edhe 15 për qind e territorit të Ukrainës, Rusia do të jetë në gjendje të pretendojë se territori i saj është sulmuar nga armët e NATO-s dhe vendeve të tjera perëndimore.
Ndërtesa e administratës qendrore u godit me raketa, dhe kushtet e votimit janë të pasigurta, por zyrtarët ende pretendojnë se 750,000 njerëz janë regjistruar për të votuar. Mediat ruse bënë të ditur se gjatë këtyre 5 ditëve të votimit, respektishtë deri më 26 shtator do të shkojnë derë më derë me kuti votimi.
“Këtë moment po e presim në më shumë se 8 vite, mbajtja e referendumit është një kthesë historike” – tha Kreu i Republikës së vetëshpallur popullore Donjetsk, Dennis Pushilin.
Në listat e votimit në Luhansk dhe Donetsk qëndron vetëm një pyetje “Bashkim me shtetit rus PO apo JO”, ndërsa në Kherson dhe Zaporozhye do të jenë tre pyetje siq janë: -Shkëputje nga Ukraina, Formim i shtetit të Pavarur dhe Bashkim me Rusinë.
“Rusia çdoherë ka qenë atdheu ynë, dhe pa rusinë në nuk kemi asgjë, ndërsa Ukraina që moti na ka lëshuar”
“Obligimi imë është që të votoj, dhe unë do të jemë i parë që do të votoj” – thanë disa qytetarë.
Shefi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë Lavrov, pohoi se referendumi është përgjigje për thirrjet e presidentit të Ukrainës, i cili u bërri thirrje rusëve ta lëshojnë Ukrainënë.
“Moska nuk do të lejojë që Perendimi ta shfrytëzojnë Ukrainën si shkallë kërcënuese, për ta cënuar sigurinë e Rusisë, ndërsa strategjia e ushtrisë ukrainase nuk na befason, të cilët zgjodhën strategjin e terroristëve, për të zënë robë civil” – deklaroi Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov.
Ndërsa vendet e G7 dhe BE-ja, kanë dënuar ashpër mbajtjen e referendumit, dhe se me këtë akt po shkelen principet e funksionimit të NATO-së Këshilltari në Ministrinë e Mbrojtjes së Ukrainës, Yuri Sak, tha për BBC se referendumet janë të dënuara të dështojnë.
“Ne shohim se e gjithë popullata lokale është në favor të kthimit në Ukrainë dhe kjo është arsyeja pse ka kaq shumë rezistencë guerile në ato territore”. – u shpreh Këshilltari në Ministrinë e Mbrojtjes së Ukrainës, Yuri Sak.
Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Anthony Blinken, theksoi se ky është një "përshkallëzim i rrezikshëm" dhe përsëriti se përpjekja e Rusisë për të pretenduar territorin ukrainas nuk mund ta privojë Ukrainën nga e drejta e saj për t'u mbrojtur.
“Kërcënimet e pamatura të rusisë, patjetër duhet të ndalen, dhe nuk mund ti lejojmë presidentit Putin që të kalonë pa dënim, dhe ai në vend që ta ndryshon diskursin, ai vendosi ta vazhdonë luftën me mobilizim e plus 300,000 mijë forca ushtarake” – theksoi Sekretari i Shtetit amerikan, Anthony Blinken
Ndërsa ekpet eksperte për të drejtat e njeriut e Kombeve të Bashkuara ka pohuar se ka vërtetime të fuqishme për Krime ndaj njerzimit, që është në kundërshtim me të drejtat ndërkombetarë.
“Shumë sulme të kryera në zonat e luftës, nuk është bërë dallimi mes ushtarëve dhe popullatës civile, dhe në bazë të të dhënave të grumbulluara nga ana e komisionerëve tanë, është konstatuar se atje janë kryer krime ndaj njerzimit” – tha Kryetari i Komisionit Ndërkombëtarë të hetimit për Ukrainë, Eric Mose.
Nga ana tjetër Presidenti Ukrainas i bërri thirrje popullit ukrainas për mobilizim për ti kundërshtuar përpjekjet e Rusisë për okupim.
“Kemi njohuri se vendimet për mobilizimin e 300,000 ushtarëve tjerë kanë qenë të nënshkruara nga më parë dhe pa dëshirën e ushtarëve, prandaj u bëj thirrje nënave ruse të mos I lëshojnë bijt e tyre në Ukrainë” – deklaroi Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Nga ana tjetër për mobilizim plotësues janë deklaruar Çeçenia dhe Bellorusia, të cilët kanë pohuar se nuk do të ketë mobilizim plotësues sepse deri më tani kanë dhënë mbi 20,000 ushtarë. (Fitim Kryeziu, TVM2)
