Francë, katër të akuzuar për ndihmë të terroristëve
Franca ka akuzuar katër persona të gjinisë mashkullore për asistimin e një të armatosuri islamist, i cili ka vrarë pesë persona dy javë më parë në Paris...

Prokurori i Parisit, Francois Molins, ka thënë se akuzat paraprake, që lidhen me një terrorist, janë ngritur kundër katër personave të moshës 22 deri në 28 vjeç.
Ata janë akuzuar për ofrimin e mbështetjes logjistike për Amedy Coulibalyn, të dyshuarin kryesor për vrasjen e një policeje në Paris, më 8 janar dhe për vrasjen e katër pengjeve në një dyqan hebre po ashtu në Paris, më 9 janar.
Molins ka thënë se janë duke vazhduar kërkimet për shoqërues të tjerë, që përfshijnë të dyshuar edhe jashtë Francës.
Tre ditët e dhunës terroriste në Paris kanë nisur më 7 janar, kur dy persona të armatosur kanë vrarë 12 njerëz në zyrën e revistës satirike, “Charlie Hebdo”.
