Zelenski, nënat ruse mos ti lëshojnë djemt në Ukrainë
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky....

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i ka bërrë thirrje popullit rus, që ta kundërshtojnë vendimin e Moskës zyrtare për mobilizim të 300,000 mijë trupave plotësues, dhe se sipas tij, ky është momenti vendimtarë.
Sipas tij qytetarët rus tanimë janë pjesë e krimeve të shumta të cilat janë bërrë mbi banorët e Ukrainës sepse kanë heshtur.
Ai në fund të fjalimit të tij u bërri thirrje nënave ruse, që mos ti lëshojnë djemt e tyre në Ukrain.
“Kemi njohuri se vendimet për mobilizimin e 300,000 ushtarëve tjerë kanë qenë të nënshkruara nga më parë dhe pa dëshirën e ushtarëve, prandaj u bëj thirrje nënave ruse të mos i lëshojnë bijtë e tyre në Ukrainë” – tha Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Shefi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë Lavrov, pohoi se referendumi është përgjigje për thirrjet e presidentit të Ukrainës, i cili u bërri thirrje rusëve ta lëshojnë Ukrainënë. Dhe akuzoi perendimin se ato janë fajtorët kryesorë që po dërgojnë në Ukrainë armë, paisje tjera ushtarake.
“Moska nuk do të lejojë që Perendimi ta shfrytëzojnë Ukrainën si shkallë kërcnuese, për ta cënuar sigurinë e Rusisë, ndërsa strategjia e ushtrisë ukrainase nuk na befason të cilët zgjodhën strategjin e terroristëve, për të zënë robë civil” – tha Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov.
Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anthony Blinken, theksoi se ky është një "përshkallëzim i rrezikshëm" dhe përsëriti se përpjekja e Rusisë për të pretenduar territorin ukrainas nuk mund ta privojë Ukrainën nga e drejta e saj për t'u mbrojtur.
“Kërcënimet e pamatura të rusisë, patjetër duhet të ndalen, dhe nuk mund ti lejojmë presidentit Putin që të kalonë pa dënim, dhe ai në vend që ta ndryshon diskursin, ai vendosi ta vazhdonë luftën me mobilizim e plus 300,000 mijë forca ushtarake” – theksoi Sekratari i Shtetit amerikan, Anthony Blinken.
Ndërsa vendet anëtare të NATO-së, por edhe organizatat tjera si e G7 dhe BE-ja, kanë dënuar ashpër mbajtjen e referendumit, në teritorin Ukrainas. Dhe cilido vendim i dalë nga këto referendume nuk do të jetë i pranueshëm, dhe asnjëher nuk do ta pronojnë krijimin e shteteve tjera brenda Ukrainës.
Sipas tyre me këtë akt po shkelen parimet e funksionimit të NATO-së. (Fitim Kryeziu, TVM2)
