Leonard udhëhoqi Sparsat drejt fitores së re, triumfon edhe Okllahoma
MVP-i basketbollisti I finales së fundit në NBA, Kauhi Leonard vazhdon me paraqitjet e shkëlqyeshme, pasi u kthye në parkët pas lëndimit...

Aloja e San Antonios regjistroi dabëll dabëll prej 17 pikë e 15 kërcime, në fitoren e kampionëve kundër Denverit me 109:99.
Për Sparsat, ishte kjo fitorja e katërt e njëpasnjëshme, e teta në nëntë takimet e fundit, me çka i afrohen kreut të rënditjes në Konferencën Perëndimore. Nga ana tjetër, Denveri humbi për herën e katërt rrishtaz, disfatë e cila e largon nga lufta për plasman në plej of.
Në takimin tjetër të mbrëmjes, Okllahoma mundi me 94:86 Majamin, fitore pas të cilës Tanderat për herë të parë këtë vit kanë më shumë fitore sesa humbje. E udhëhequr nga dyshja e shkëlqyeshme Uesbtruk-Durent, Okllahoma vazhdon të mbaj hapin me rivalët nga konferenca, si Dallasi, Klipersat, San Antonio dhe Feniksi.
Në fitoren më të re, Uesbtruk kontriboi me 19 pikë, dhjetë kërcime, gjashtë asiste dhe katër topa të vjedhur, ndërsa Durent e ndjeku njëashtu me 19 pikë e tetë kërcime dhe poaq asiste. (Mustafa Ademi, TVM2)