Maqedoni
Mickovski: VMRO mbetet kundër ndryshimeve kushtetuese
24.09.2022 15:12
Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski, arseton vendimin e partisë së tij për të mos mbështetur...

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski, arseton vendimin e partisë së tij për të mos mbështetur ndryshimet Kushtetuese në pajtueshmëri me Marrëveshjet Bullgare. Sa i përket mbështetjes së referendumit që po inicohet nga "E majta" Mickovski për TVM2 tha se ajo nismë ka kahje ndryshe nga ajo që e kishte VMRO-DPMNE por që nuk përjashtoi mundësinë e mbështetjes së të njejtës pasi të arrijë në Kuvend dhe të shqyrtohet. Edhe një herë ripërsërti se nëse pushteti i arrinë ndryshimet Kushtetuese me mbështetjen e deputetëve të VMRO-DPMNE-së ai do të tërhiqet nga skena politike.
“Shpjegimi i Qeverisë përfshi dhe Kryetarin Pendarovski ,ishte që ne tani ta ndryshojmë Kushtetutën dhe nesër kur të ulemi në bisedime ,nëse e shohim që kërkesat janë me të vërtet tendencioze nga ana e historianëve bullgar, të tërhiqemi nga negociatat. Kështu kjo gjë nuk shkon,këto janë gjëra të fëmijëve ,njerëz serioz bëjnë strategji serioze dhe e zbatojnë të njejtën.Në këtë mënyrë hapim dyert për shumë problem të cilat në kuptimin historik të fjalës. Për njërën anë, Sofjen zyrtere, do të nënkupton rilarjen e fakteve të vërteta historike dhe ne këtë nuk mund ta lejojmë, që fëmijët tanë të mësojnë histori të rrejshme, të ju mirret e drejta për vetvendosje dhe për identitetin personal të ndërtuar me shekuj.”, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
Mickovski rreth përplasjeve me Arsovskën: Do të mbështesim konceptin e mirë për Shkupin
Sa i përket përplasjeve të fundit të Kryetares së Qytetit të Shkupit, Daniella Arskovskës me VMRO-DPMNE-së, Mickovski thekson se do të vazhdojë të mbështesin konceptin e sajë për një Shkup modern.
“Atëherë, tash dhe në të ardhmen të shoh konceptin për një Shkup modern në tavolinë, unë da ta mbështes. I dëshiroj Arsovskës të jetë një Kyetare e mirë, siç ne ishim të mirë kur ndihmuam që ajo të jetë kryetare. Ne do të vazhdojmë të jemi të mirë për Shkupjanët, deri atëherë kur projektet dhe konceptet për Shkupin do të realizohen do ta ketë mbështetjen tonë sepse është një koncept shumë i mirë ku edhe ne kemi nënshkrimin tonë.”, tha Mickovski.
Ndërkohë sa i përket bashkëpunimit me partitë shqiptare, Mickovski thekson se kanë marrëdhënie korrekte me të gjitha dhe nuk e përjashton mundësinë e bashkëpunimit parazgjedhor me ndonjërën nga to. Ai theksoi se VMRO-DPMNE është partia politike më e madhe në vend me grupin më të madh parlamentar dhe të gjitha partit kanë levërdi ti kënë marrëdhënie të mira me ta dhe se raportet e ngrira nuk u shkojnë në favor.
Intervista ekskluzive me kreun e VMRO-DPMNE-së Mickovski, u realizua në kuadër të emisionit “Ballkan View - Vështrim i përbashkët drejt Europës”, një bashkëpunim ky ndërmjet TVM2 dhe Insitutit Ballkanik për Bashkëpunim Rajonal BIRN, që do të emetohet në programin tonë.
FLORIJE BELULI KAMBERI
