Maqedoni
Çmimet e larta godasin edhe traditën e ushqimeve dimërore, struganët: Edhe ajvari është bërë luks
24.09.2022 15:49
Çmimet e larta të produkteve kanë goditur edhe traditën e përgatitjes së ushimeve dimërore në Strugë....

Çmimet e larta të produkteve kanë goditur edhe traditën e përgatitjes së ushimeve dimërore në Strugë. Ardhja e vjeshtës gjithmonë ka mbushur tregjet teksa njerëzit blinin produkte për përgatitjen e ushqimeve tradicionale, por këtë vit dukshëm janë ulur shitjet e të gjitha produkteve. Megjithatë edhe pse në sasi më të vogël, struganët nuk do të humbin traditën e përgatitjes së ajvarit. Ata thonë se ushqimet dimërore janë të nevojshme për të kaluar dimrin.
Rritja e çmimeve të produkteve bazë ka bërë që përgatitja e ushqimeve tradicionale dimërore për qytetarët e Strugës tashmë të jetë luks dhe jo nevojë. Të paktë ishin ata të cilët pranuan të flasin para kamerës sonë, por pas kamerës të gjithë thanë se çmimet janë shumë të larta dhe të paarritshme. Ndërsa disa të tjerë thanë se kështu krize nuk ka pas më parë në vendin tonë.
“Sipas çmimeve tash nuk ja vlen, më mir ke llogari të marish një tegull në vetshërbim, se kështu të bëhet 1000 den, më lir të zihet të blesh gati.”, tha një qytetar.
“Të gjitha aq kan hyp sa nuk e di a ka fund. Jan sjan kur vjen duhet të bëhet çdo gjë, si vjen koha do bëhet edhe ajvari. Kështu krize kurr ska pas, është shtrejntu çdo gjë por populli don të hajë.”, u shpreh një qytetar.
“Çmimet janë kshtu siç janë, viran janë un me një rrogë kisha mundësi të marr diçka por tani asgjë”, tha një qytetar.
“Çmimet janë katastrofë, rrogat e ulta çmimet e larta, me këto të ardhura smund të mbijetosh për ushqim e jo më të pagosh rrymë e gjëra tjera”, u shpreh një qytetar.
Qytetarët shprehen se janë të vetëdijshëm që kriza ka kapluar të gjitë botën dhe rritja e çmimeve është trend gjithkund, por kërkojnë nga qeveria
ILMIE ZHAKU
