Botë
Referendumet ruse në Ukrainë dënohen nga Ukraina, perëndimi dhe OKB
24.09.2022 16:16
Katër rajone ukrainase, që pjesërisht kontrollohen nga ushtria ruse, kanë hyrë në ditën e dytë të të ashtuquajturave referendume për bashkim me Federatën Ruse...

Katër rajone ukrainase, që pjesërisht kontrollohen nga ushtria ruse, kanë hyrë në ditën e dytë të të ashtuquajturave referendume për bashkim me Federatën Ruse. Por presidenti ukrainas Volodymzr Zelenski thot se një pseudo referendum i tillë ku me armë detyrohen qytetarët të votojnë është i pa pranueshëm.
“Bota do të reagojë me të drejtë për pseudo referendumin. Do të dënohet votimi dhe mobilizimi kriminal që okupatori për momentin po mundohet ta realizojë në Krime dhe pjesë tjera të Ukrainës që ende i kontrollon.”, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Ndërkohë liderët e vendeve të G7 me një deklaratë përbashkët i dënojnë të ashtuquajturat referendumet e Rusisë në katër rajonet ukrainase, që pjesërisht kontrollohen nga Moska.
“Këto veprime shkelin qartë Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe Ligjin ndërkombëtar, dhe janë diametralisht kundër sundimit të ligjit midis kombeve… Këto referendume në zonat që janë vënë me forcë nën kontrollin e përkohshëm të Rusisë në asnjë mënyrë nuk përfaqësojnë një shprehje legjitime të vullnetit të popullit ukrainas, i cili vazhdimisht i ka rezistuar përpjekjeve ruse për të ndryshuar kufijtë me forcë.”, thuhet në deklaratë.
Ne nuk do t'i njohim kurrë këto referendume, qëduket se janë një hap drejt aneksimit rus, dhe nuk do ta njohim kurrë një aneksim të supozuar nëse ndodh, thuhet në deklaratë përmes së cilës ju bëhet thirrje të gjitha vendeve që të refuzojnë këto referendume të rreme, që janë përpjekje e Rusisë për t'i mbuluar shkeljet e Ligjit ndërkombëtar. SHBA-të kanë kundërshtuar ashpër referendumet ruse në rajonet e okupuara në Ukrainë, duke paralajmëruar se ato do të manipulohen.
“Referendumet do të manipulohen. Kemi informacione se në disa rajone i kanë manipuluar numrat e nevojshëm, kinse kanë dalur dhe kanë votuar pro bashkimit me rusinë mbi 75%.”, tha Karin Zhan Pier, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardh.
Referendumet për t’iu bashkuar Rusisë mbahen në Luhansk, Donjeck, Herson dhe Zaporizhja - të gjitha në juglindje të Ukrainës. Ky veprim konsiderohet i paligjshëm sipas Ligji ndërkombëtar dhe i njëjti është dënuar edhe nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Votimi bie ndesh me statutin e OKB-së dhe zhvillohet mes pretendimeve të disa zyrtarëve lokalë se votuesit po kërcënohen dhe frikësohen. Në rajonet ku po mbahen të ashtuquajturat referendume për bashkim me Rusinë nuk ka vëzhgues të pavarur. Të katër rajonet përfaqësojnë rreth 15 për qind të Ukrainës.
Ndërkohë në kufijt e finalandës, Gruzisë dhe Kazakistanit shum të rinjë rus po largohen nga vendi për të iu shmangur mobilizimit pë luftë në Ukrainë të urdhëruar nga presidenti rus Putin.
“Në Rusi po zhvillohet mobilizim i pjeshsëm. Do të thirren 300 mijë burra. Të gjith marrin urdhër. Askush nuk e din se nesër kush do të marr thirrje, prandaj kemi vendosur me miqt të shkojmë në një vend të mirë në Gruzi.”, tha një qytetar.
“Problemi nuk është se friksohemi, problem është ajo se nuk na pëlqen situata, mua nuk më pëlqen ajo që po e bëjnë në Ukrainë. Më vjen keq për vëllezërit tanë ukrainas. Kam shum familjar atje.”, u shpreh një qytetar.
Bashkimi Evropjan ka njoftuar se shtetasit rus të cilët ikin nga mobilizimi për luftë në Ukrainë, do të mund të marrin azil në vendet e BE-së.
FLORIJE BELULI KAMBERI
