Maqedoni

SASHK për mësim online gjatë dimrit: Qeveria dhe BNJVL të gjejnë zgjidhje

24.09.2022 17:12

Pas kërkesës së kryetarëve të komunave nga rajoni i Pollogut që të ketë pushim të zgjatur dimëror....

Pas kërkesës së kryetarëve të komunave nga rajoni i Pollogut që të ketë pushim të zgjatur dimëror me qëllim që shkollat të mos kenë harxhime për ngrohjen e hapsirave reaguan nga SASHKU. Sipas tyre Qeveria dhe BNJVL duhet të gjejnë zgjidhje për tejkalimin e krizës energjetike thuhet në komunikatën e tyre. 
 
“Mësimi online nuk është opcion i pranueshëm për palët e përfshira siç janë nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit.”, thuhet në komunikatën e SASHK. 
 
Komuna e Çairit: Prioritet i komunës është mësimi pa pengesa 
 
Se si do zgjidhet kjo çështje për nxënësit e Komunës së Çairit nga kjo  komunë përgjigjen.
 
“Komuna e Çairit ka koordinim dhe komunikim jashtëzakonisht të mirë me udhëheqësit e shkollave fillore që bëjnë pjesë në komunën tonë. Rekomandimet e lëshuara nga Ministria e Ekonomisë dhe Qeverisë veçse janë vënë në zbatim dhe në bazë të rekomandimeve institucionet tona në këtë formë do të funksionojnë deri në mars të vitit 2023. Sistemi i ngrohjes dallon nga njëra shkollë prej tjetrës. Pra, kemi shkolla të cilat janë me ngrohje qendrore dhe shkolla të cilat kanë sistem vetanak. Prioritet i joni si Komunë mbeten institucionet edukativo-arsimore dhe zhvillimi i orëve mësimore pa asnjë pengesë. Të gjitha vendimet se si do të zhvillohen njësitë mësimore dhe sa do të zgjasë pushimi dimëror për nxënësit merren nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.”, thonë nga Komuna e Çairit.
 
Ndërkohë sipas Qeverisë në inters të nxënësve është të ketë mësim me prani fiziuke dhe nuk do të ketë ndryshim në mënyrën e realizimit të tij. 
 
FLUTURA LATIFI