Maqedoni

Kovaçevski në OKB: Na pret dimër i vështirë për ushqim dhe energji

24.09.2022 17:52

Këtë dimër do të përballemi me dimrin më të vështirë pas luftës së dytë botërore....

Këtë dimër do të përballemi me dimrin më të vështirë pas luftës së dytë botërore, për të siguruar qasje në ushqim dhe energji elektrike për qytetarët tanë. Kështu deklaroi kryemisnitri Dimitar Kovaçevski duke folur në seancën 77 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke kërkuar unitet mes shteteve rreth sfidave të këtij dimri.
 
“Në dimrin më të vështirë para nesh të sigurojmë qasje deri te ushqimi dhe energjia për qytetarët tanë. Zgjidhjet patjetër duhet të jenë të përbashkëta, përgjigja e këtyre sfidave është në esencën e temës së këtij debate, zgjidhje nëpërmjet solidaritetit, qëndrueshmërisë dhe shkencë.”, tha kryeministri i RMV-së Dimitar Kovaçevski.
 
Kovaçevski: Rusia të ndaj agresionin ndaj Ukrainës
 
Duke folur për invazionin rus në Ukrainë Kovaçevski theksoi se shqetësimin se agresioni vjen nga një vend anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Kjo shtë në kundërshtim me të gjitha angazhimet e botës së civilizuar dhe duhet të ndalet rruga e të gjitha formave të veprimit ku kanë për pasojë jetët e njerëzve dhe rrezikim i paqes botërore tha Kovaçevski.
 
“Dëshiroj qartë ta bartë porosinë e vendit tim, agresioni i pa provokuar i Federatës Ruse ndaj Ukrainës paraqet shkelje flagrante të kartës së Kombeve të Bashkuara si dhe normat dhe parimet e të drejtës ndërkombëtare. Ajo nuk mund të arsyetohet e as të relativizohet. Federata ruse patjetër menjëherë ta ndërpres agresionin dhe ti tërheq trupat e sajë nga Ukraina.”, tha kryeministri Kovaçevski.
 
Kovaçevski: Me rëndësi për vendin integrimi i përshpejtuar në BE
 
Kovaçevski njëherit theksoi se mardhëniet e mira me fqinjët i ndërtojmë me ndjenjën e përgjegjësisë dhe dialogut. Me rëndësi për vendin është integrimi i përshpejtuar në BE. Anëtarësimi në BE është me rëndësi thelbësore edhe për Unionin, për shkak të rrethanave të reja në pnain global. Ruajtja e interesave nacionale dhe shtetërore nuk është në kundërshtim me interesat më të gjëra integruese dhe avancimin e bashkëpunimit me fqinjët. Përkundrazi vetëvërtetimi në mënyrë më adekuate vjen në shprehje në bashkësinë e gjërë të vlerave të ndara.
 
“Republikën e Maqedonisë së Veriut e ndërtojmë në shoqëri demokratike qytetare ku dallimet janë përparësi e jo pengesë. Të bashkuar si demokraci funksionale sot jemi shembull i sukseshëm të evropës së vogël në Ballkan. Duke u nisur nga rëndësia e mirëkuptimit të ndërsjelltë të respektuar dhe motivuar për unitet së bashku me dy fqinjët tanë Shqipërinë dhe Serbinë e kemi themeluar nismën Ballkani i Hapur, që sot është shembull i mire i lidhjes rajonale.”, tha Kovaçevski. 
 
Ai njëherit theksoi se terorizmi mbetet kërcnim global për njerzimin. Poashtu lajmet e rreme janë sfidë për tër botën demokratike. Paoshtu aktuale mbetet edhe çështja e ndryshimeve klimatike, theksoi Kovaçevski në fjalimin në Kombet e Bashkuara.  
 
NAIM SINANI