Maqedoni

Parashikimi i motit

25.09.2022 12:00

Moti sot do të jetë me diell me temperatura të ulëta të mëngjesit që do të zbresin deri në shkallën e katërt...

Moti sot do të jetë me diell me temperatura të ulëta të mëngjesit që do të zbresin deri në shkallën e katërt, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri në 23°C.
 
Sinoptikët kanë paralajmëruar që nga e hëna do të ketë reshje shiu pasdite, fillimisht në pjesët perëndimore, të cilat gjatë natës do të përhapen edhe në pjesët tjera të vendit.
 
Të martën moti do të jetë i paqëndrueshëm dhe reshjet do të kenë karakter të rrëmbyeshëm dhe do të pasohen me bubullima dhe erë të fortë. Gjatë këtyre ditëve do të fryjë erë mesatare deri e fortë jugore.