Kurc: Opozita të kthehet në kuvend

21.01.2015 14:33

Moszgjidhja e çështjes së emrit u pengon të gjithëve...

Austria do të bëjë gjithçka që mundet për të shpejtuar procesin e zgjidhjes, theksoi ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Sebastian Kurc, gjatë takimit me homologun e tij, Nikolla PopovskiN, në Shkup. Kurc, theksoI se vendi ka perspektivë evropiane, por është e nevojshme përshpejtimi i reformave. Ai ftoi opozitën që të kthehet në kuvend.

“Si partnerë, presim rreth asaj se si disa gjëra duhet të ndodhin ashtu si duhet. Që të mundet të garantohet biznes-klima janë të nevojshme reformat ekonomike edhe në planin e drejtësisë. E lus edhe opozitën që të kthehet në kuvend, pasi që ai është vendi i dialogut politik”- deklaroi ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Sebastian Kurc.

Ministri i Jashtëm, Popovski, tha se Maqedonia pret mbështetjen e Austrisë për eurointegrimet.

“Në gusht të këtij viti, Austria do të jetë mikpritëse e Konferencës së Vjenës, tek e cila do të jenë të adresuara mesazhe dhe do të merren masa konkrete për mbajtjen e agjendës së integrimit të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të rajonit kah Bashkimi Evropian”- tha ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Popovski.

Ministri austriak, Kurc, vlerësoi se Austria deri tani ka mbështetur fuqishëm  Maqedoninë dhe do të vazhdojë ta përkrah edhe në të ardhmen. (Ersan Pajaziti, TVM2)