Botë

Rusi, Putin ashpërson dënimet për dezertorët

25.09.2022 13:24

Për shkak të numrit të madh të rusëve që po e braktisin vendin për të iu shmangur mobilizimit për luftë në Ukrainë...

Për shkak të numrit të madh të rusëve që po e braktisin vendin për të iu shmangur mobilizimit për luftë në Ukrainë, presidenti rus Vlladimir Putin ka nënshkruar një pako amandamentesh të kodit penal për shërbim në armatë. Me amandamentet parashiheq që ushtarët të cilët në mënyrë vullnetare do të dorëzohen në front do të përballen me denim me burg deri në 10 vite. Poashtu burg me dekada parashihet edhe  rata që refuzojnë të marrin pjesë në luftë si edhe dezerterët. 
 
Ndërkohë policia ruse shpërndau protestat paqësore që u organizuan në disa qytete për të kundërshtuar shpalljen e mobilizimit të pjesshëm ushtarak nga presidenti rus, Vladimir Putin. Të shtunën policia arrestoi më shumë se 700 persona në më shumë se 30 qytete në Rusi. Vetëm në Moskë u arrestuan mbi 300 persona, ka bërë të ditur organizata OVD-Info, një grup i të drejtave të njeriut që monitoron arrestimet politike në Rusi. Presidenti rus tha se mobilizimi do të përfshijë vetëm qytetarët që aktualisht janë pjesë e forcave rezervë të ushtrisë dhe që kanë përvojë ushtarake, ndërsa zyrtarë rusë thanë se ky numër shkon deri në 300.000 qytetarë. 
 
Ukrainë, Zelensky ofertë për ushtarët rus që dorëzohen
 
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski duke folur në gjuhën ruse regrutëve potincial rus, që vendosin të largohen ju premtoi se do ti mbrojë. Askush nuk do t’i dijë kushtet e tyre të dorëzimit – përkatësisht askush nuk do të dijë nëse janë dorëzuar vullnetarisht apo janë zënë rob. Të burgosurit nuk do të rikthehen në Rusi nëse ata personalisht nuk e duan një gjë të tillë, ka thënë Zelensky. 
 
“Mobilizimin criminal me arsye e quajtën varrim. Autoritetet ruse e dinë mirë se i dërgojnë qytetarët e tyre në vdekje. Komandantët rus nuk kujdesen për jetët e tyre, ata vetëm dëshirojnë ti plotësojnë vendet e zbrazëta të ushtarëve rus të vrarë, të plagosur, të dezertuar apo të robëruar.”, tha presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenski.
 
Ndërsa Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov duke folur në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara tha se rajonet e Ukrainës ku mbahen referendumet do të kenë mbrojtje të plotë nga Rusia nëse aneksohen.
 
“Pas këtyre referendumeve, sigurisht që Rusia do të respektojë vullnetin e këtyre njerëzve që vuajtën për shumë vite nga abuzimet e regjimit neo-nazist. Sot definohet ardhmëria e rendit botëror. Pyetja është nëse në krye do të qëndrojë hegjomoni me rregulla të liga, nga të cilat përfiton vetëm ai apo do të kemi botë të drejtë demokratike, pa kërcnim dhe frikë.”, tha ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë Sergej Llavrov.
 
I pyetur nëse Rusia mund të përdorë armë bërthamore për të mbrojtur rajonet e aneksuara, Lavrov u përgjigj: Të gjitha territoret ruse, përfshirë territoret që do të përfshihen në kushtetutën ruse në të ardhmen, janë nën mbrojtjen e plotë të shtetit. Të gjitha ligjet, doktrinat, konceptet dhe strategjitë e Federatës Ruse zbatohen në të gjitha territoret, duke përfshirë përdorimin e armëve bërthamore. Rusia ka bombarduar Ukrainën jugore derisa katër rajonet, që pjesërisht kontrollohen nga Moska, kanë hyrë në ditën e tretë të të ashtuquajturave referendume për bashkim me Federatën Ruse. Ushtria e Ukrainës tha se gjatë 24 orëve të fundit dhjetëra sulme me raketa dhe sulme ajrore ishin nisur kundër objektivave ushtarake dhe civile në jug të Ukrainës, duke përfshirë 35 vendbanime.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI