Maqedoni

SH.F “Naim Frashëri”- Kumanovë: Nuk mungojnë tekste shkollore

25.09.2022 13:50

Shkolla Fillore Komunale “Naim Frashëri” në qytetin e Kumanovës, si një nga shkollat më të mëdha të komunës...

Shkolla Fillore Komunale “Naim Frashëri” në qytetin e Kumanovës, si një nga shkollat më të mëdha të komunës, e filloi me kohë dhe pa probleme të theksuara vitin e ri shkollor 2022/23. Por si çdo fillim vit shkollorë, një numër i nxënësve nuk mund që në fillim të paisen me tekste shkollore, për arsye se ose hasin në mungesë te teksteve ose nuk dorëzohen në kohë të njejtat deri tek shërbimet e shkollave.
  
“Për klasat e para, dyta, katërta dhe të pesta në përgjithësi mbi 90% e teksteve shkollore u janë shpërndar nxënësve të këtyre klasave. Kemi formu komision të cilët merren me pranimin dhe dorëzimin e teksteve shkollore kemi evidence për mungesën apo dorëzimin e librave, këtu mund të potencoj se kemi libra të dëmtuara kemi edhe libra që mungojnë mirëpo nuk është ndonjë numër i theksuar e që gjithmonë shpresojmë dhe kërkojmë që gjitha ata libra që mungojnë sa më shpejtë këta nxënës  ti paisim me libra”, tha Muhamed Zeqiri, drejtor i sh.f.k “Naim Frashëri” - Kumanovë.
 
Drejtori i shkollës fillore komunale “Naim Frashëri”, Muhamed Zeqiri, gjithashtu na njoftoi se me plan-programet e parapara për realizimin e psocesit edukativo arsimor, parashihet edhe vendosja tabelave elektronike si dhe furnizimi me tableta.
 
“Me plan-programet me të cilat është parapar realizimi i procesit arsimor për këto paralele janë përfshirë edhe tabelat elektronike, ku gjithësej për këtë vit shkollor kemi 12 paralele, kemi kërkesat e bëra e të dërguara deri te MASH, dhe kemi premtime se së shpejti edhe këto 12 paralele do të paisen me tabela elktronike, dua të potencoj se vitin e kaluar nga ana e MASH për shkollën tonë u instaluan 8 tabela elektronike”, tha mes tjerash Zeqiri.
 
Ndryshe shkolla fillore komunale “Naim Frashëri” në Kumanovë numëron gjithësej 1147 nxënës të shpërndarë në 55 paralele.
 
FATLUM AQIFI