Maqedoni

Të gjithë jemi të njejtë në mënyra të ndryshme, ndërgjegjësim për personat me zhvillim atipik

25.09.2022 14:18

Me moton "të gjithë jemi sëbashku, të gjithë jemi të njejtë në mënyra të ndryshme" në parkun e qyteti në Shkup...

Me moton "të gjithë jemi sëbashku, të gjithë jemi të njejtë në mënyra të ndryshme" në parkun e qyteti në Shkup, u mbajt aktvitet  që ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për personat me zhvillim jotipik dhe për pranimin, respektin dhe përfshirjen e tyre në shoqëri. Me këtë rast u organizuan aktivitete dhe lojëra të ndryshme për fëmijët. Organizatorët theksojnë se për këta persona ka shumë sfera që duhet punuar më shumë.
 
“Për fat të keq akoma ka shumë punë, ka disa përmirësime megjithatë unë gjithë kohës e them që ky avansim është individual në kuptimin, nëse ka vullnet të mir nga ndonjë kryetar komunë  apo shkollë. Realisht duhet që të gjithë të përfshihen, kjo për arsye që të gjithë fëmijët në të gjithë shtetin të ndihen të barabartë si pjesë e kësaj shoqërie, të rriten dhe të luajnë së bashku. Ka dhe shumë sfera që janë problematike dhe u mungojnë fëmijëve, megjithatë, mendoj se loja është ajo prej ku fillon gjithçka. Nëse luajm të gjithë së bashku dhe nuk bëmë dallime, atëherë të gjithë do ta kuptojnë se kështu duhet të jetë.”, u shpreh nje organizator.
 
Sipas organizatorëve, kjo mënyrë e aktivitetit është një hap i madh për të gjitha familjet të cilët do ta kenë më të lehtë përditshmërinë ku do të mund të ndërtojnë një shoqëri të shëndoshë gjithpërfshirëse.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI