Maqedoni
Ndryshimet kushtetuese, Kovaçevski: VMRO është kundër, por s’voton kundër
25.09.2022 14:42
Procesi i skriningut pritet të përfundojë brenda 14 muajve, në ndërkohë në Kuvend...

Procesi i skriningut pritet të përfundojë brenda 14 muajve, në ndërkohë në Kuvend duhet të sigurohet shumicë e cilësuar prej 80 votash për ndryshimin e kushtetutës. Kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk ka një përgjigje konkrete se si do t’i sigurojë votat e nevojshme nga rradhët e opozitës maqedonase. Thotë se është detyrim i çdo deputeti të punojë në interes të qytetarëve dhe shtetit. Në një intervistë për RTVM, Kovaçevski thotë se VMRO që nga mëvetësimi pengon kontinuitetin politik të shtetit dhe se këtë po e bën edhe kryesia aktuale e kësaj partie.
“VMRO DPMNE gjithmonë është kundër, por nuk voton kundër. Ata gjithmonë e lëshojnë sallën e Kuvendit dhe gjithmonë pastaj fshihen pas qytetarëve. Me kërkesë të referendumeve të ndryshme. Nëse kthehemi pas, do të shohim se në 17 vjet pritje për anëtarësim në BE, 11 vjet në pushtet ishte VMRO DPMNE. Problemi është që VMRO DPMNE dhe politika që udhëheq ajo kryesi, politika e së cilës është pasqyruar te kryesia aktuale është politikë e diskontinuitetit në shtet. Politika e VMRO DPMNE-së në këto 11 vite ishte deklarativisht për anëtarësim në NATO dhe BE dhe në anën tjetër bënin ç’mos që kjo të mos ndodh.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Kovaçevski: Deri në vitin 2030 do bëhemi anëtar
Kovaçevski optimist se vendi do të bëhet anëtare e plotfuqishme në BE deri në vitin 2030. Sipas tij vendi i ka të gjitha kapacitetet shtetërore dhe njerëzore për të plotësuar të gjitha kërkesat. Sfidë kryesore mbetet sundimi i ligjit dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit.
“Për momentin dhe në vitet që vijnë nga ne do të varret se sa shpejtë do të lëvizim në qasjen drejt anëtarësimit të plotë. Pritjet janë që për 14 muaj mund të përfundojmë procesin e skriningut dhe nëse bëjmë edhe ndryshimet kushtetuese për për përfshirjen e popujve të tjerë në Kushtetutë atëherë pason hapja e kapitujve për harmonizimin e legjislacionit. Me rëndësi është harmonizimi por edhe më i rëndësishëm është zbatimi i tyre. Mendoj se deri në vitin 2030 do të bëhemi anëtare e BE-së pasi kemi kapacitete njerzore dhe institucionale të cilët mund ta bëjnë këtë gjatë kësaj periudhe.”, tha Kovaçevski.
Kovaçevski përjashtoi mundësinë për një rekonstruim të Qeverisë. Sipas tij, dorëheqja e ministrit Milevski, do të zëvendësohet me një kuadër tjetër të Partisë Liberal-Demokrate.
SHPËTIM NUREDINI
