Maqedoni
Bogovinë, promovim dhe sqarime rreth IPARD 3
25.09.2022 15:09
97 milion euro janë ndarë nga Bashkimi Europina për Bujqit, Blegtorët, bletarët, persona fizik dhe juridik të cilët mund të aplikojn nga dhjetori për ti fituar të njejta me IPARD 3...

97 milion euro janë ndarë nga Bashkimi Europina për Bujqit, Blegtorët, bletarët, persona fizik dhe juridik të cilët mund të aplikojn nga dhjetori për ti fituar të njejta me IPARD 3. Zvendës drejtori I Agjencisë së Pagesave Remzi Abdullahu tha se këto mjete janë të pa kthyeshme, dhe apeloi deri te gjithë të interesuarit që të aplikojnë. Sipas Abdullahut, në thirrjen një duhet të jenë të regjistruar si fermer, ndërsa në thirrjen shtat mund të aplikojn edhe biznesemen por edhe personi fizik ose juridik.
“Ne deri tash nga BE kemi siguruar 97 milion euro, kurse 27 do jenë nga programi Nacional. Në IPARD 3 janë të përfshira tri masa. Masa 1 janë të përfshira të gjitha maqinerit buqësore në të dytën prodhumet bujqësore dhe ne masën 7 janë të përfshira si bujqësore dhe ato jashtë bujqësore që merren me zhvillim e turizmit malor. Këto janë mjete të pa kthyeshme. Dhe kushte për të aplikuar në thirrjen 1 dhe 3 duhet të jetë fermer i regjistruar kurse në thirrjen shtatë, nuk duhet të jetë i regjistruar si fermer por edhe si biznesmen ose person fizik dhe juridik mund të aplikon.”, tha Remzi Amdullahu, zëvendësdrejtor i Agjencisë së Pagesave.
Ndërsa Rexhali Ismali sekretar shtetëror në Ministrin e Bujqësis tha se këto mjete janë në disponim deri më 2027, dhe kërkoi nga institucioent lokale dhe qendrore të kontribojn në zgjedhjen e problemev dhe të përpilojn plan urbanisiti që është një kusht kryesor për aplikim në IPARD fondet.
“Ky projekt është deri në vitin 2027, starton nga dhjetori i ketij viti. Janë mjete që do jenë për agro-bizneset, bujqit. Këtë promovim do e bjëmë në gjitha komunat tona. Gjatë priudhave të kaluar IPARD-1 dhe IPARD 2 ka pasur probleme të cilat realisht nuk janë tejkaluar, dhe ato probleme shumicën e rasteve janë institucionale, dhe janë si rezultat që një pjesë e madhe e komunave kryesisht ato rurale kanë ngecur në realizimin e planit urbanisitik. Po ashtu edhe çështjet pronaore Juridike janë një problem.”, tha Rexhaili Ismaili, sekretar Shtetror në Ministrin e Bujqësisë.
Këto komente dy zyrtarët i bënë gjatë promovimit të IPIARD 3 në komunë e Bogovines. Siç thane ata, promovimi dhe sqarimet për aplikim në IPARD 3 do të vazhdojë edhe në komunat tjera.
VISAR SADIKI
