Maqedoni

Ahmeti u përgjigjet të pakënaqurve në BDI: Organet partiake janë funksionale

25.09.2022 15:27

Organet partiake janë funksionale dhe shumica e BDI-së nuk dëshiron anarki...

Organet partiake janë funksionale dhe shumica e BDI-së nuk dëshiron anarki, megjithatë çdo kush ka të drejtën të shpreh pakënaqësinë dhe mendimin e vet. Kështu kreu i BDI-së Ali Ahmeti iu përgjigj letrës së të ashtuquajturit “grupi i zjarrit’. Sipas tij BDI është investim kombëtar dhe nuk rrezikohet nga individë.
 
“Institucionet, fillo prej Këshillit të Përgjithshëm kongresi i vazhdimësisë janë funksionale, anarkia nuk ka vend në këtë situatë. 
BDI ka ngrit struktura të qëndrueshme që mund të funksionojë pa Ali Ahmetin, pa Blerim Bexhetin, a Musa Xhaferin, pa Izet Mexhitin, dmth ky është investim kombëtar dhe ky investim kombëtar ka bazë të fortë dhe përkrahje të fortë.”, tha kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.
 
Ahmeti: Situata është e menaxhueshme
 
Ahmetin nuk e shqetëson as fakti që në letër janë nëshkruar edhe dy deputetë, nga grupi pralamentar i BDI-së. Konsideron se situate është e menxhueshme dhe se shumica parlamentare nuk rrezikohet.
 
“Unë mendoj që i tërë grupi parlamentar nuk është i përkushtuar për të rezikuar ardhmërinë e gjaneratave. Këto janë çështje të politikave të përkohëshme ditore që unë mendoj që nuk janë të pamenaxhueshme dhe të pakapërcyeshme. Hatërmbetjet ditore nuk bën t’i bëjmë pjesë të platformave tona afatgjate dhe organizative.”, tha Ahmeti.
 
Një ditë më parë, përmes një njoftimi me shkrim, i ashtuquajturi “grupi i zjarrit” në BDI, shprehu pakënaqësitë brenda partisë, ndërsa potencuan se gati për dy vite nuk ekzistojnë dhe nuk themelohen organet statutare partiake. Theksuan pakënaqësinë e tyre nga zyrtarët e BDI-së në ekzekutiv, posaçërisht nga nënkryetari i Qeverisë Artan Grubi. Sipas tyre kjo situatë ka shkaktuar pakënaqësi, revoltë dhe pasivitet të strukturave dhe të votuesve.
 
SHPËTIM NUREDINI