Maqedoni

VMRO-DPMNE: Fjalimi i Kovaçevskit në OKB skandaloz

25.09.2022 16:50

VMRO-DPMNE opozitare ka kritikuar fjalimin e së shtunës të kryeministrit Kovaçevski në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara...

VMRO-DPMNE opozitare ka kritikuar fjalimin e së shtunës të kryeministrit Kovaçevski në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Nga kjo partivlerësojnë se fjalimi ishte skandaloz pasi siç thonë ata, kryeministri nuk i ka përmendur fare fjalët maqedonas dhe maqedonase, ndërsa emrin Veriore e ka përdorur 14 herë.
 
“Kryeministër që turpërohet të thot se prej nga vjen, kush është dhe të mos e përmend asnjëherë emrin e shteti të tij Maqedoni, ndërsa 14 herë ta përmend emrin Veriore, ndërsa të mos e përmend asnjëherë fjalën maqedonase dhe maqedonas, asnjë bashkësi tjetër në maqedoni, mendojmë se është skandaloze. Ky kryeminsitër dezerter i ka borxh opinionit maqedonas sqarim.”, tha Dragan Kovaçki nga VMRO-DPMNE.
 
LSDM: VMRO tenton ta ndërpres procesin e itegrimeve
 
Nga LSDM-ja u kundër përgjigjën se VMRO-DPMNE dhe e Majta po punojnë kundër procesit të integrimit evropian të vendit, në kohën kur siç thonë ata, kemi 45% legjislacion të harmonizuar me BE-në, kemi strukturën negociuese, negociator kryesor, me synimi real për tu bërë anëtaree BE-së deri në vitin 2030. 
 
“VMRO-DPMNE ishin kundër marrveshjes së Prespës dhe anëtarësimit në NATO, tani janë kundër BE-së. VMRO-DPMNE sëbashku me partnerin e tyre pro rus e Majta, po tenton ta ndërpres procesin e euro integrimeve. Nuk zgjedhin mjete dhe mënyrë qoftë edhe në dëm të interesave strategjike të vendit.”, tha Bogdanka Kuzeska nga LSDM.
 
Nga LSDM thonë se për partinë opozitare me rëndësi janë vetëm paratë, provizionet dhe pasurimi i tyre personal. LSDM thot se nuk do të lejojë bllokada, ndërsa shteti do të vazhdojë rrugën evropiane.
 
NAIM SINANI