Botë
Itali, zgjedhje të përgjithshme parlamentare
25.09.2022 17:41
Në Itali po mbahen sot zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, ndërsa pritet të votojnë mbi 50 milionë qytetarë....

Në Itali po mbahen sot zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, ndërsa pritet të votojnë mbi 50 milionë qytetarë.
Sipas sondazheve, këto zgjedhje të përgjithshme të parakohshme mund të krijojnë qeverinë më të djathtë që ka pasur Italia që nga Lufta e Dytë Botërore, e udhëhequr nga kryeministrja e parë grua. Zgjedhjet e parakohshme u nxitën pasi mosmarrëveshjet e brendshme rrëzuan në korrik Qeverinë e Unitetit Kombëtar të ish-kryeministrit, Mario Draghi.
Sondazhet treguan vazhdimisht se koalicioni i qendrës së djathtë i udhëhequr nga partia nacionaliste, Vëllezërit e Italisë, e Giorgia Melonit, që përfshin gjithashtu partinë Liga Veriore të Matteo Salvinit dhe Forza Italia të Silvio Berlusconit, që janë në rrugën e duhur për një fitore të qartë. Liderja e partisë Vëllezërit e Italisë, Giorgia Meloni, shihet si zgjidhja më e mundshme për postin e kryeministrit, si kryetare e partisë kryesore të koalicionit. Por në mbyllje të sondazheve u pretendua se Liga Veriore ka pësuar rënie të ndjeshme, ndërsa është rritur mbështetja për partinë me prirje të majta, Lëvizja 5-Yje.
