Botë

Selakoviq: Serbia kundër referendumit rus në Ukrainë

25.09.2022 18:05

Serbia nuk i pranon rezultatet e referendumit rus në rajonet e Ukrainës ka deklaruar Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Nikola Selakoviq....

Serbia nuk i pranon rezultatet e referendumit rus në rajonet e Ukrainës ka deklaruar Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Nikola Selakoviq.
 
Sipas tij Republika me Serbisë në përputhje me KArtën e Kombeve të Bashkuara, por edhe në përputhje me parimet e përgjithshme të pranueshme dhe normat e të drejtës ndërkombëtare nuk mund ti pranojë rezultatet në rajonet ukrainase. Poashtu kjo do të ishte në kundërshtim me interesat shtetërore dhe kombëtare të Serbisë thekson Selakoviç.
 
“Kjo do të ishte krejtësisht në kundërshtim me politikën tonë të ruajtjes së integritetit territorial dhe sovranitetit dhe përkushtimit ndaj parimit të paprekshmërisë së kufijve”, tha Selakoviq.
 
Shefi i diplomacisë serbe, po ashtu bëri të ditur se në margjinat e seancës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, më 23 shtator, Serbia dhe Rusia nënshkruan Planin për Konsultime për dy vitet e ardhshme. Ai tha se dokumenti është “çështje teknike” dhe se është nënshkruar që nga viti 1996.
 
"Bëhet fjalë për marrëdhënie dypalëshe dhe aktivitet shumëpalësh. Qeveria ka mundur ta refuzojë një plan të tillë, por nuk ka asgjë të diskutueshme në të dhe është kritikuar nga ata që as nuk e kanë parë", tha shefi i diplomacisë serbe Selakoviq.