Jankullovska: Qytetarët i besojnë më shumë policisë
Besimi i qytetarëve në punën policore po shënon rritje, deklaroi ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska, duke u bazuar në hulumtimet e OSBE-së...

“Sipas hulumtimit të OSBE-së, besimi i qytetarëve te puna e policisë shënon në vazhdimësi rritje. Kjo është shenjë se qytetarët po i identifikojnë përpjekjet tona dhe i vlerësojnë projektet që i realizojmë për afrimin e policisë me shoqërinë dhe shndërrimin e saj në servis të vërtet në përputhje me standardet më të larta demokratike”- deklaroi ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska.
MPB-ja filloi sot fazën e re të edukimit të të punësuarve të saj, që është kusht edhe për polici më efikase. Sot në Qendrën Trajnuese në Idrizovë u promovua projekti “Sistem për mikro-mësim në shërbimet shtetërore”.
“Misioni i OSBE-së do të mbështes realizimin e këtij sistemi në 12 muajt e ardhshëm. Platforma është në qarkullim me më tepër pako për mësim elektronik, që janë përpiluar në Ministrinë e Punëve të Brendshme”- tha ambasadori i OSBE-së, Ralf Bret.
“Ky sistem është një mbindërtim i mirë i sistemit ekzistues për mikro-mësim që e kemi instaluar në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe që shfrytëzohet aktivisht”- u shpreh ministri i Shoqërisë Informatike, Ivo Ivanovski.
Sistemi për mësim elektronik mundëson përgatitjen e kurseve dhe trajnimin për tema të caktuara, vendosjen e materialeve për mësim, planifikimin e kurseve, shpërndarjen e aktiviteteve, punën me materiale arsimore, kontrollin e njohurive dhe vlerësimin e nxënësve. (Gyltene Sinani, TVM2)
