Zgjedhjet në Itali, e djathta ekstreme merr pushtetin
Giorgia Meloni ka shpallur fitoren në zgjedhjet e përgjithshme të Italisë....

Giorgia Meloni ka shpallur fitoren në zgjedhjet e përgjithshme të Italisë dhe do të bëhet liderja e parë e ekstremit të djathtë në vend që nga Lufta e Dytë Botërore.
Partia e saj Vëllezërit e Italisë ka fituar 26% të votave, që do të thotë se ajo është në rrugën e duhur për t’u bërë liderja e parë femër në Itali. Duke folur për gazetarët pas votimit, ajo premtoi italianëve dhe tha se nuk do ta tradhtonte besimin e tyre.
Partia e Melonit, do të marrë gjithashtu pjesën më të madhe të votave brenda koalicionit, i cili përfshin Ligën e ekstremit të djathtë, të udhëhequr nga Matteo Salvini dhe Forza Italia, të kryesuar nga Silvio Berlusconi.
Do të jetë presidenti i cili do të vendosë nëse do të mandatojë fitoren e të djathtës ekstreme. Italia është një themeluese e Bashkimit Evropian dhe një anëtare e NATO-s, dhe retorika e zonjës Meloni për BE-në e vendos atë pranë liderit nacionalist të Hungarisë, Viktor Orban.
