Kosovë, një i infektuar me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit
26.09.2022 11:50
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës....

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, ka publikuar raportin ditor rreth situatës me COVID-19.
E njëjta ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë realizuar 32 testime, ku prej tyre vetëm një person ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Sipas MSH-së, gjatë periudhës së njëjtë kohore janë shëruar 7 persona, përderisa numri i rasteve aktive në vend është 41.
