Kurti zgjidhet sërish kryetar i LVV-së me 98.60% të votave

26.09.2022 09:31

Në zgjedhjet e brendshme të LVV-së...

Në zgjedhjet e brendshme të LVV-së, që u mbajtën dje, më 25 shtator 2022, fazën e parë të zgjedhjeve për pozicionet drejtuese në LVV, Albin Kurti u zgjodh kryetari i kësaj partie me 98.60% të votave.

Ndërkaq kandidatja për kryetare të organizatës “Gratë për VETËVENDOSJE!”, Albulena Haxhiu, mori 94.55%, kurse kandidati për kryetar të organizatës “Rinia për VETËVENDOSJE!”, Behar Jashari, mori 85.55% të votave.

Tutje, sikundër bëhet e ditur nga njoftimi, përgjatë javëve në vijim procesi do të vazhdojë me zgjedhjen e kryesive të qendrave, e do të përfundojë në fund të muajit tetor me zgjedhjen e kryesisë së LVV-së, në mbledhjen konstituive të Këshillit të Përgjithshëm.

Lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm falënderon stafin e Komisionit Qendror Zgjedhor të Republikës së Kosovës dhe të Komisioneve Komunale Zgjedhore, për asistencën dhe materialet e votimit të vëna në dispozicion anekënd Kosovës për zhvillimin e procesit të zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Në zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje qëu mbajtën dje, Albin Kurti s’ka patur kundërkandidat.