Përçarjet në BDI, Osmani: S’ka përçarje, jemi strukturë stabile
BDI është strukturë politike stabile...

BDI është strukturë politike stabile dhe nuk priten zhvillime të mëtjeme për përçarje, ka deklaruar ministri për punë të jashtme Bujar Osmani, njëherësh anëtarë i lartë në kryesinë e partisë.
Osmani thotë se krahas demokracisë në parti, fjalën e fundit e ka kryetari Ali Ahmeti, ndërkohë që përgënjeshtron lajmet për një dorëheqje të mundur nga ana e tij për të qetësuar paknaqësitë e bashkëpartiakëve.
“Është e njohur se në BDI ka demokraci, ku gjithsecili ka të drejtën ta thotë qëndrimin e tij, por fjalën e fundit e ka kryetari I partisë Ahmeti, ndërkaq aid je e tha qëndrimin e tij dhe pas kësaj këtu përfundojnë të gjitha debatet në BDI dhe gjithkush vazhdon me punët e tij në kuadër të aktiviteteve dhe angazhimeve që ka.” – tha Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.
Sipas Osmanit nuk pritet të lëkundet as shumica parlamentare, edhe pse paknaqësi për mungesë të unitetit në parti kanë shfaqur edhe deputetë të partisë.
Taravari: Fillimi i shpërbërjes së BDI-së
Aleanca për Shqiptarët ndasitë brenda BDI –së i shikon si fillim i fundit në BDI. Kreu i partisë, Arben Taravari, nuk përjashton mundësinë e shqyrtmit të ofertës për të qenë pjesë e ekzekutivit.
“Do ta shqyrtojmë nëse ka ofertë, por për momentin nuk ka gjë të tillë. Unë deri dje mendova se është epizodi I ardhshëm I një filmi të parë, por mendoj se është shumë më e thellë se sa kaq. Do të presim, nuk duam të hyjmë dhe të komentojmë zhvillimet në partitë tjera politike, por mendoj se dalë nga dalë po ndodh shpërbërja e BDI-së.” – tha Kryetari i ASH-së, Arben Taravari.
Ditë më parë anëtarë të BDI-së nëpërmjet një letre publike kërkuan nga lideri i partisë Ali Ahmeti që të rikthejë unitetin brenda partisë, pasi akuzuan zëvendës kryeministrin Artan Grubin se vetë ka vendosur për emrimet kadrovike në ekzekutiv.
Nënshkrues të letrës ishin Musa Xhaferi, Blerim Bexheti, Nevzat Bejta, Izet Mexhiti, Visar Ganiu, Bashkim Hasani e të tjerë. (Meral Ismaili, TVM2)
