Botë
Visar Ymeri kryetar i ardhshëm, Kurti nuk kandidohet
21.01.2015 15:35
Albin Kurti ka vendosur të mos rikandidohet për postin e kryetarit të Lëvizjes “Vetëvendosje!” në Kuvendin Zgjedhor të këtij subjekti, i cili pritet të mbahet muajt në vazhdim...

Kandidatura e vetme e paraqitur në përfundim të afatit ligjor është ajo e Visar Ymerit, si kandidati konsensual i “Vetëvendosjes”, i cili do ta zëvendësojë Kurtin për një mandat trevjeçar.
Ymeri është shefi i tanishëm i Grupit Parlamentar, ndërkohë që Kurti pritet të mbetet vetëm aktivist i subjektit.
Statuti i “Vetëvendosje!”s parasheh që një person mund të zgjidhet vetëm dy herë në postin e kryetarit. Kurtit do t’i mbetet mundësia për t’u rizgjedhur edhe një herë në këtë post, nëse vendos të rikthehet.
