Dimri po afron, “BEG” nuk garanton ngrohje qendrore
Katër javë para fillimit të sezonit të ngrohjes....

Katër javë para fillimit të sezonit të ngrohjes, ende nuk dihet se kush do ti ngrohë shkupjanet këtë dimër. Përfaqësuesit e “Balkan Energy Grup” - BEG nuk përjashtojnë mundësinë që shkupjanët të mbesin pa ngrohjen e duhur qendrore që fillon më datë 15 tetor.
Justifikohen se BEG tani më nuk ka as mundësi e as detyrim ligjor dhe financiar që të sigurojë ngrohje qendrore.
Apelon kompetentët që të zgjidhin situatën me përzgjedhjen e kompanisë së re, ndryshe pësojnë banorët e metropolës.
“BEG nuk ka të drejtë ligjore për shfrytëzimin e nxehtoreve sepse Marrëveshja për këtë vepritmari është anuluar, ndërsa pronari i ri i nxehtoreve bëri pranim-dorëzimin e të njëjtave. Për shkak të humbjeve të mëdha dimrin e kaluar , “BEG”, aktualisht është në pamundësi financiare të kryejë këtë veprimtari”, thuhet në komunikatën e “Balkan Energy Grup”.
Në ndërkohë rregullatorët të cilët BEG-ut, më 20 qershor ia morrën licencën për punë, ripërësëriten se në bazë të ligjit për energjetikë, “Balkan Energy Grup” është e detyruar të sigurojë ngrohje deri në përzgjedhjen e kompanisë së re.
“Pa marrë parasysh a është dhënë ose jo liçencë e re për këtë veprimtari, të tre kompanitë të BEG-ut të cilat ua morëm licencat në përputhje të ligjit për energjetik ata duhet të kryejnë veprimtarinë për furnizim me ngrohje qendrore derisa nuk përzgjedhjet kompania e re e cila do të sigurojë ngrohje qendrore” – deklaroi Kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski.
Sezoni i ngrohjes qendrore zyrtarisht fillon me 15 tetor, mirëpo në rast se temperaturat ditore janë më të ulëta se 12 gradë celsius, atëherë ngrohja qendrore duhet të lëshohet më 1 tetor. (Rexhep Qamili, TVM2)
