Botë
Referendumi në 4 rajone të Ukrainës, Zelenski: Rusët të kundërshtojnë mobilizimin
26.09.2022 17:46
Dita e 4 e referendumit ne rajonet Ukrainase të Luhanskut, Donjeck, Kherson dhe Zaporozhije nga forcat Ruse...

Dita e 4 e referendumit ne rajonet Ukrainase të Luhanskut, Donjeck, Kherson dhe Zaporozhije nga forcat Ruse. Deri më tani votues në referendum ka në të vetshpallurën republika e Donjeckut. Presidenti Ukrainas Zelenski thotë se Rusia nuk ka më hapsirë për bisedime dhe iu bën thirrje qytetarëve rus që të protestojnë kundër mobilizimit.
“Mobilizimi kriminel shfrytëzohet nga Rusia jo vetëm për të vazhduar konfliktin në Ukrainë dhe flijimin e tyre por dhe për zhdukjen e gjinisë mashkullore përfaqësues të popujve të lashtë që jetojnë në teritoret që kontrollohen përkohësisht nga Rusia.”, tha presidenti i Ukrainës Volodymir Zelenski.
Një person që ka qenë i paraparë për mobilizim me armë zjarri ka sulmuar një zyrë për rekrutim ku përpos plagosjes së udhëheqësit së zyrës rënd i lënduar është dhe një zyrtar i lartë ushtarak.
Në Ukrainë janë gjetur dhe 2 varreza masive ku janë gjetur trupat e 100 qytetarëve Ukrainas. Qytetarët ankohen se kanë nevojë për ndihm humanitare.
“Kemi fëmijë, të moshuar që nuk mund të lëvizin nga shtrati dhe për momentin mungojnë gjërat elementare si ilaqe dhe ushqim.”, tha një qytetar.
Në ndërkoh vazhdon evakuimi i qytetarëve të Donbasit.
“Evakuimi i qytetarëve vazhdon paralelisht me pastrimin dhe çmontimin e minave. Kishte shum njerëz që kanë ngelur këtu që nga muaji prill dhe nuk ka ditur se nga kush po kontrollohet ky rajon.”, tha një ushtar ukrainas.
Zëdhënësi i minsitrisë së mbrojtjes Ruse ka thënë se ushtria Ukrainase ka humbur mbi 120 ushtar si rezultat i ndërhyrjes së forcave Ruse në rajonin e Kharkovit.
“Humbjet e ushtrisë kundërshtare arrijnë në mbi 120 të vdekur dhe janë shkattruar 15 njëësi me pajisje ushtarake. Sulmet tona të sakta kundër militantëve kundërshtar kanë eliminuar 100 militant.”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov
Në Odesa ka patur sulm me dronë që ka shkaktuar zjarr dhe eksplozim ka thënë ushtria ukrainase. Në botë rritet friga për përdorimin e armëve bërthamore nga ana ruse.
“Kjo luftë duhet të ndaloj. Duhet të bëjmë gjithcka që të ndalojmë përdorimin e armëve bërthamore që do të shkaktonte tragjedi.”, u shpreh një ndërkombëtar.
Shefi i agjencisë ndërkombëtare për energji atomike ka bërë thirrje për ti dhënë fund luftës duke paralajmëruar se centrali më i madhë bërthamorë në europë është në rrezik.
GAZMEND REXHEPI
