Covid 19, një viktimë, 96 raste të reja në 3 ditët e fundit
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 3 ditëve të fundit janë kryer 962 teste...

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 3 ditëve të fundit janë kryer 962 teste, ndërsa janë regjistruar 96 raste të reja me COVID-19.
Gjatë 3 ditëve të kaluara është regjistruar vetëm një viktimë nga Shkupi. Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga Termini im, janë raportuar tre persona të vdekur - dy nga Shkupi dhe një nga Kavadari me datë të vdekjes në periudhën nga 29 gushti deri më 15 shtator 2022. Dy vdiqën në shtëpi, ndërsa një në spital. Në 3 ditët e fundit janë regjistruar 288 pacientë të shëruar.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 342.615, numri i të shëruarve është 332.710, numri i atyre që humbën jetën është 9.531, ndërsa numri i rasteve aktive është 374.
