Maqedoni

Bujqësi, subvencionet do të paguhen deri më 31 dhjetor

26.09.2022 18:25

Ministri i Bujqësisë Ljupço Nikolovski pohon se modeli i mbështetjes për fermerët po ndryshon...

Ministri i Bujqësisë Ljupço Nikolovski pohon se modeli i mbështetjes për fermerët po ndryshon dhe se po bëhen subvencione shtesë për fermerët e qumështit. Ai thotë se Qeveria me shumë masa dhe politika i përkrah buqit dhe deri në fund të vitit do të paguhen të gjitha subvencionet e papaguara me mjetet e siguruara nga ribalancimi i Buxhetit.
 
“Qeveria nesër do të marrë një vendim për një masë që ka të bëjë me bujqit, blegtorët dhe prodhuesit e qumështit, pra do të mbështesë me dy milionë euro për të gjithë blerjen e qumështit nga viti i kaluar. Tani me rishikimin e Buxhetit kemi siguruar gjithsej 2,7 miliardë denarë për pagesa direkte, për të gjitha fazat në bujqësi për të cilat shteti i detyrohet dhe qëllimi është që të gjitha subvencionet e papaguara, veçanërisht për blegtorët, të jenë plotësisht të paguara deri më 31 dhjetor 2022.”, tha ministri i Bujqësisë Ljupço Nikolovski
 
Nikolovski thekson se do ti mbështesim bujqit por nuk mund të vendosim ne për çmimet.
 
“Ne jemi gjithmonë në anën e bujqive dhe prodhuesve të qumështit, por nuk jemi një institucion që mund të themi se sa do të jetë çmimi i qumështit.”, tha Nikolovski.
 
Përveç mbështetjes finansiare, Qeveria të martën do të sjelle edhe një ligj të ri për kullotat.
 
SEDAT SELIMI