Kosovë, 6 raste pozitive me COVID-19

27.09.2022 10:40

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës....

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur se të martën janë regjistruar gjashtë raste pozitive me COVID-19.

Sipas njoftimit të MSH-së, nuk është shënuar asnjë rast vdekjeje.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 44 në tërë Kosovën.